Jeta në Fokus
Çrregullime të të folurit , çarja buzës dhe mbajtja gojës

Çrregullimi i të folurit përkufizohet si çrregullim në komunikim, si një çrregullim/dëmtim në aftësinë për të
marrë, për të dërguar, për të përpunuar dhe për të kuptuar konceptet ose sistemet e simboleve verbale,
joverbale dhe grafike. Çrregullimi në komunikim mund të jetë i evident në proceset e dëgjimit, të gjuhës
dhe të të folurit.

Çrregullimet në komunikim përfshijnë si mungesat në gjuhë dhe në të folur. Megjithëatë, një individ me
probleme në të folur ka vështirësi vetëm me aftësitë dhe shkathtësitë e komunikimit, ndërsa një person
me çrregullim gjuhësor ka vështirësi jo vetëm me shprehjen e ideve por edhe me kuptimin e gjuhës.
Problemet e eë folurit janë më mbizotëruese se sa problemet gjuhësore.
Qendrat e të folurit ndodhen në hemisferën e majtë të trurit. Megjithëatë, studiuesit kanë gjetur se ka një
shkallë të dyanshme ndërmjet hemisferës së majtë dhe të djathtë. Çfarëdo lloj dëmtimi në tru mund të
çojë në çrregullimin e të folurit. Çrregullimet në komunikim si p.sh. autizmi, paraliza cerebrale,
prapambetja/vonesa mendore, çrregullimi në të dëgjuar, dhe afazia, të cilat kanë origjinë fizike ose
organike, trajtohen veç e veç, në nën ndarje të ndryshme.
Katër komponentët bazë të të folurit janë: artikulimi, fonetika (shqiptimi, tingëllimi, tingujt), rezonanca dhe
ritmi.
Artikulimi i referohet aftësisë për të artikuluar tinguj specifikë, ndërsa fonia është shqiptimi actual i fjalëve.
Rezonanca është përforcimi dhe zgjatja e tingujve me vibracion. Shpeshtësia dhe kohëzgjatja e të folurit
është ritmi me të cilën ne flasim.
Çrregullimet në të folur janë të zakonshme tek shumica e fëmijëve, që kanë pasur ose ende kanë
pengesë/një të çarë në buzë ose qiellzë (cleft lip or palate). E çara në buzë ka të bëjë me me ndarjen e
buzës në dy pjesë. Shpesh ka të bëjë me një të çarë në pjesën e prapme të nofullës së sipërme dhe
mishrave të dhëmbëve (upper gum). E çara në qiellzë karakterizohet nga një e çarë në pjesën e sipërme
të gojës (qiellzës), që nga prapa dhëmbëve deri tek kanali hundor, dhe gjendja e rëndë mund të
ndryshojë nga njëri fëmijë tek tjetri. Si e çara në buzë edhe e çara në qiellzë mund të jenë prezent që në
lindje, mund të jenë të lindura.
Fëmijët e lindur me defekte/ me të çara në buzë apo në qiellzë shpesh kanë probleme me artikulimin,
shqiptimin dhe rezonancën, dhe zhvillimi i tyre i të folurit është më i ngadaltë se sa zhvillimi i fëmijëve të
tjerë. Ata mund të kenë gjithashtu edhe mungesa në dhëmbë, dhëmbë të deformuar ose të mbivendosur,
të vendosur keq, parregullsi që kërkojnë patjetër trajtim mjeksor. Infeksionet e veshëve, të cilat mund të
çojnë në humbjen e dëgjimit dhe natyrisht shoqërohen me çrregullime në të folur, janë raste më se të
zakonshme tek fëmijët.
Fatmirësisht, me disa ndërhyrje kirurgjikale të reja, një e çarë në buzë mund të riparohet që kur fëmija
është 3 muajsh, ndërsa një e çarë në qiellzë mund të riparohet para se fëmija të mbushë 1 vjeç.
Plus operacioneve korrigjuese, profesionistët mjeksorë kanë ndërtuar pajisje që zëvëndësojnë pjesët e
munguara të qiellzës. Me një ndërhyrje (kirurgjikale) të hershme nga terapistë dhe profesionistë
mjeksorë, shumica e fëmijëve janë në gjëndje të kompensojnë ose të kapërcejnë çrregullimet e tyre në të
folur.
Mbajtja e gojës, është një lloj tjetër i çrregullimeve në të folur. Mbajtja e gojës është ai çrregullim që ka
të bëjë me rrjedhshmërinë e të folurit, ai përfshin përsëritjen e shpeshtë  të bashkëtingëllores fillestare apo
tingullit zanor në fillim të fjalëve. Gjithashtu mund të ketë një bllokim total verbal. Zakonisht, mbajtja e
gojës tek fëmijët fillon para moshës 8 vjeç, dhe 75% e këtyre fëmijëve e ndalon mbajtja e gojës në
moshën e adoleshencës. Megjithëse, shkaku i saktë i mbajtjes gojës është i panjohur, tendenca për
mbajtjen e gojës është gjenetike në familje. Disa studjues besojnë se mbajtja e gojës mund të jetë edhe
rezultat i një dëmtimi të pazbuluar të trurit. Të tjerë studjues mendojnë se  mbajtja e gojës mund të jetë
kryesisht një problem psikologjik. mbajtja e gojës shpesh mund të përmirësohet duke përdorur terapinë
e të folurit ose pajisje ndihmëse elektronike, ose të dyja.

Karakteristikat

Shumë fëmijë që kanë çrregullime në të folur kanë karakteristika që janë të përgjithshme e të zakonshme
edhe për fëmijët e tjerë. Megjithëatë, nxënësi që ka paaftësi në të folur, shpesh ka vështirësi në
kombinimin e tingujve të të folurit për të komunikuar. Kjo gjë e bën këtë nxënës të vetë-korrigjojë veten
dhe të hezitojë kur mundohet të transmetojë apo shprehë mendimet e tij.
Problemet në artikulim janë të zakonshme tek ndividët me çrregillime në të folur. Disa tinguj mund të
hiqen plotësisht apo të evitohen gjatë të folurit.
Megjithëse shumë mënyra të foluri mund të quhen ‘e folur foshnjore, e folur si fëmijë’, dhe mund të  jenë
pjesë e zhvillimit normal të një fëmije të vogël, mund të bëhen probleme nëse ato nuk kapërcehen me
rritjen e fëmijës.
Nxënësit, të cilët zakonisht u mbahet goja kanë tinguj të zgjatur të të folurit, kanë hezitim të përsëritur,
dhe vonesa në shqiptimin/thënien e fjalëve. Duke qënë gjithnjë nën stres, kordat e tyre vokale shpesh
kalojnë në spazmë para se të fillojnë të flasin. Për të qetësuar kordat vokale dhe për t’i mbajtur ato
hapur, fëmijët që u mbahet goja, shpesh marrin dhe nxjerrin frymë për periudha të zgjatura para se të
fillojnë të flasin. Megjithëse një individ mund t’i mbahet goja kur flet, ky person zakonisht nuk ka asnjë
problem kur këndon.
Mungesa e aftësive e shkathtësive të komunikimit shpesh mund të çojë në ndjenja shumë të forta
frustrimi, në izolim, në dekurajim, dhe në shpërthime të mundshme inati. Shumë fëmijë të cilët kanë
çrregullime të rënda të të folurit dhe dëmtime fizike përballohen jo vetëm me të folurin por edhe me
paaftësitë fizike.