Çrregullimet Emocionale

Çrregullimi emocional përshkruhet si një gjëndje që shfaqet në një ose më shumë karakteristikat e
mëposhtme të cilat shfaqen për një periudhë kohore të gjatë, në një shkallë të dukshme, e cila ndikon
negativisht në performancën edukative arsimore. Shqetësimi apo çrregullimi emocional është paaftësia
për të mësuar, që nuk mund të shpjegohet nga faktorët intelektualë, shqisorë apo shëndetësorë.
Shqetësimi apo çrregullimi emocional është paaftësia për të ndërtuar apo për të krijuar e mbajtur
marrdhënie ndërpersonale  të kënaqshme me bashkëmoshatarët dhe mësuesit. Shqetësimi apo
çrregullimi emocional është një gjëndje shpirtërore e përgjithshme, dëshpërimi, mërzitjes ose
depresionit; mund të jetë një tendencë për të zhvilluar simptomat fizike ose frikën të shoqëruar me
problemet personale dhe shkollore.
Shumë faktorë konsiderohen si shkaqe të mundshme të shqetësimeve apo çrregullimeve  emocionale ,
si p.sh. deficenca gjenetike, çrregullime neurologjike, dëmtime të trurit, mund të jetë një mosbalancim
kimik, deficenca ushqimore  si edhe përdorimi i alkolit dhe drogave nga prindërit. Divorci, vdekja ose
lindja e binjakëve, ose fëmije tjetër në familje, lëvizja ose ndryshimii shkollave, si edhe presioni i
bashkëmoshatarëve janë disa nga shumë faktorët e jashtëm që mund të çojnë drejt çrregullimeve
emocionale tek një fëmijë. Ngadonjëherë fëmijët rriten në ambiente stresuese dhe të
paparashikueshme; sjellja e pahijshme apo e papërshtatshmejo vetëm mësohet por edhe përforcohet
vazhdimisht. Këta fëmijë mund t’i nxjerrin jashtë ose t’i shtypin ndjenjat e tyre. Të dyja llojet e
sjelljeve, në se ato vazhdojnë për një kohë të gjatë ose formojnë një model  të veçantë të sjelljes, mund
të konsiderohen të jenë sjellje të individëve që janë të shqetësuar emocionalisht.
Kur dikush dyshon se fëmija ka çrregullime emocionale, është e rëndësishme të merret në konsiderate
edhe perceptimi personal i fëmijës. Duhet të shikohet me shumë kujdes toleranca e mësuesit për sjelljet
e hijshme apo të pakëndshme. Që të identifikohen me saktësi fëmijët që kanë çrregullime emocionale,
kërkohet që testimi dhe vëzhgimi të bëhet nga psikologë apo profesionistë/specialistë mjeksorë e të
trajnuar mirë.
Kur nxënësit identifikohen që kanë çrregullime serioze emocionale, shërbimi i tyre apo trajtimi i tyre
duhet të jetë psikologjik ose këshillimor. Ky shërbim mund të bëhet nga punonjës social të kualifikuar,
nga një psikolog, apo person tjetër i kualifikuar në këto fusha.
Edhe familjet, ashtu si edhe fëmijët me çrregullime emocionale, kanë nevojë për mbështetje. Kjo është
shumë e rëndësishme për familjet për t’i dhënë atyre strategji për të ndihmuar fëmijët e tyre dhe për të
krijuar një mjedis të ngrohtë për fëmijën e tyre.

Karakteristikat
Karakteristikat e mëposhtme janë disa nga karakteristikat dhe sjelljet që mund të shihen tek fëmijët që
kanë çrregullime emocionale:
•        Hiperaktiviteti
•        Përqëndrim i vëmëndjes për një interval të shkurtër kohe
•        Impulsiviteti
•        Paqëndrueshmëri të sjelljes
•        Tolerancë e ulët
•        Agresioni (reagon ashpër, grindet, lufton)
•        Sjellje që dëmton vetveten
•        Tërheqje, nga ndërveprimi me të tjerët, mbyllje në vetvete
•        Shkathtësi, aftësi të papërshtatshme sociale
•        Papjekuri (qan vend e pa vend, shpërthim të temperamentit, shpërthim zemërimi)
•        Aftësi të dobta kopjimi
•        Probleme të të mësuarit
•        Nuk është i përqëndruar
•        Ndryshime të pashpjegueshme të temperamentit, të gjendjes shpirtërore
Fëmijët me shfaqje serioze të çrregullimeve emocionale shpesh demonstrojnë shtrembërime të të
menduarit, ankth të jashtëzakonshëm, veprime motorike të çuditshme, dhe luhatje jo normale të
temperamentit, të gjëndjes shpirtërore. Ngadonjëherë këto identifikohen sikur fëmijët kanë probleme të
rënda, serioze psiqike ose skizofreni.
Jeta në Fokus