Disleksia

Disleksia është një term që i përket një paaftësie të veçantë të procesit të leximit. Nga ana mjeksore,
përkufizohet si një gjëndje që rezulton nga shkaqe gjenetike, neurologjike ose të pjekurisë. Disleksia
përkufizohet si një çrregullim që manifestohet nga vështirësitë që hasen kur fëmijët mësojnë të lexojnë,
pavarsisht mësimit konvencional, inteligjences personale të individit apo mundësive socialkulturore.
Për të gjetur shkakun e Disleksias janë bërë shumë kërkime shkencore dhe janë zhvilluar shumë teori.
Disleksia është rezultat i dështimit/ i paaftësisë të njërës nga dy hemisferat e trurit për të dominuar
zhvillimin e gjuhës.
Fillimisht, studjuesit kërkonin një shkak të vetëm të Disleksias, por tani të gjithë besojnë se ka shumë
faktorë që ndikojnë në të. Disa mendojnë se Disleksia shkaktohet nga defektet vizuale dhe motorike, si
p.sh. ndjekja me sy ose lëvizja e syve. Të dy problemet, si ai vizual edhe mungesa e dominancës
(ekuilibrit) cerebrale konsiderohen si shkaqe të mundshme të Disleksias.
Disa studiues të tjerë mendojnë se Disleksia shkaktohet nga ndryshimet në pjesë të veçanta të trurit. Të
dhënat tregojnë se tek njerëzit me Disleksia ka një prapambetje (lag) në maturimin e trurit si edhe një
shkallë të lartë të përdorimit të dorës së majtë, pra Disleksia shfaqet më shumë tek mëngjërashët. Këto
dukuri mund të tregojnë ndryshime në funksionimin e trurit.
Disa studiues të tjerë teorizojnë se çrregullimet në strukturën e trurit mund të jenë një faktor tjetër. Kjo
teori fillimisht nuk është pranuar, por në egzaminimet e trurit mbas vdekjes se personave me Disleksia
janë vënë re çrregullime karakteristike të trurit. Megjithëatë, debati për këtë teori vazhdon. Disa
studiues mendojnë se kjo teori mund të jetë deri diku e vlefshme.
Disa ekspertë mendojnë se Disleksia mund t’i atribohet edhe metodave të mësimdhënies. P.sh. ata
kritikojnë metodën e mësimit të leximit nëpërmjet metodës së përgjithshme të mësimit të gjuhës, dhe
mendojnë që nxënësit me Disleksia mund të mësojnë të lexojnë më lehtë duke përdorur Metodën
Fonetike. Ndërsa specialistë të tjerë mendojnë se leximi mund t’u mësohet nxënësve me Disleksia duke
përdorur një kombinim të të dyja metodave, si atë fonetike edhe atë tëmësimit të gjuhës.
Teknologjia e avancuar e imazheve  ka bërë të mundur identifikimin e modeleve të veçanta të aktivitetit
të trurit. Shkencëtarët tashmë janë në gjëndje të identifikojnë keqfunksionimet e trurit që përfshihen në
disleksia. Duke përdorur imazhet e rezonancës manjetike, studjuesit mund të vëzhgojnë imazhe të trurit
të nxjerra nga kompjuteri, ndërkohë që individi kryen detyra të ndryshme leximi, lexon pasazhe të
ndryshme. Këto imazhe treguan se personi me Disleksia ka më pak aktivitet të trurit në ato zona të
trurit që lidhin fjalën e shkruar me komponentët fonikë. Ky mosfunksionim i trurit në kohë, e bën të
vështirë përpunimin e saktë të tingujve të të folurit. Mungesa e vetëdijes fonemike është ajo çka e
dallon nxënësin me Disleksia nga nxënësit pa Disleksia.Disa studiues kanë zbuluar se njerëzit me
Disleksia nuk kanë më shumë probleme me sytë se sa njerëzit pa Disleksia. Mprehtësia e tyre vizuale,
mprehtësia, përshtatja okulare, statusi i bashkimit (aliazhit) të lëvizjes spontane, dhe gabimet refraktare
nuk ndryshojnë nga ato të pjesës tjetër të popullsisë në përgjithësi.
Me qënë se 86% e njerëzve që janë identifikuar me Disleksia kanë deficit në procesin e dëgjimit të
gjuhës, i cili pengon lidhjen e gjuhës së folur me ekuivalentin e saj me shkrim, mendohet që faktori
kryesor që shkakton Disleksian është deficiti/defekti që ka personi në procesin e dëgjimit.
Në kontrast me problemet e gjuhës, vetëm 5% e njerëzve të diagnostikuar me Disleksia kanë probleme
vizuale – hapsinore- motorike që ndërhyjnë apo ndikojnë në organizimin  hap pas hapi, në skanimin,
dhe në perceptimin kohor dhe hapsinor. Probleme të tilla janë të zakonshme tek fëmijët e vegjël të cilët
sapo kanë filluar të mësojnë të lexojnë dhe të vetë korrigjojnë. Megjithëatë një fëmijë me Disleksia,
çrregullimet e të cilit nuk janë diagnostikuar dhe vazhdojnë, ky fëmijë do të ketë shumë vështirësi të
mësojë të lexojë.
Disleksia shfaqet në të gjitha grupmoshat, pavarsisht moshës, racës, gjinisë apo të ardhurave. Disleksia
shfaqet tek njerëzit me prejardhje të ndryshme si eshe me nivele të ndryshme intelekti. Po r studimet
kanë treguar se një nga faktorët më të rëndësishëm është edhe trashëgimia e familjes. Në se një fëmijë
ka një prind me Disleksia, mundësia e trashëgimit të Disleksias, të transmetimit të këtij mosfunksionimi
tek fëmija mund të jetë 65%. Më parë mendohej që Disleksia prekte më shumë djemtë. Megjithëatë,
studimet më të fundit tregojnë që numri i vajzave me Disleksia është i barabartë me atë të djemve.
Shumë nga këta janë janë të talentuar dhe me dhunti të veçanta në ato fusha ku nuk kërkohen shumë
aftësi gjuhësore, si p.sh. në art, muzikë dhe sporte.
Diagnostikimi është shumë i rëndësishëm për të dalluar personin me vështirësi specifike të Disleksias.
Zakonisht mjeku është personi i parë që diagnostikon dhe investigon problemin. Në se është e
nevojshme duhet të bëhet një egzaminim neurologjik, si edhe të përdoren disa instrumenta vlerësimi për
të gjetur se si problemet specifike të leximit janë të lidhura me aftësitë individuale, intelektuale, të
perceptimit, motorike, gjuhësore dhe të përshtatjes të personit në fjalë. Vetëm mbas përcaktimit të një
diagnoze të saktë mund të aplikohen teknika të përshtatshme të ndërhyrjes.
Personat me Disleksia kanë të njëjtën shkallë inteligjence si personat e tjerë të zakonshëm. Megjithëse
një person me Disleksia mund të ketë prapambetje në lexim dhe në shprehitë/shkathtësitë gjuhësore,
leximi, dhe shkrimi mund të arrihen të paktën në një nivel funksional vetëm nëpërmjet programimit dhe
mësimdhënies së individualizuar.

Karakteristikat
Nxënësit me Disleksia mund të shfaqin njërën ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme.:
•        Paaftësia për të mësuar dhe për të mbajtur mend fjalët vetëm duke i shikuar
•        Vështirësi në dekodim
•        Vështirësi në drejtshkrim
•        Mungesë/paaftësi në organizimin e materialeve
•        Vështirësi në gjetjen e fjalës së duhur kur duan të komunikojnë me shkrim dhe me gojë
•        Nuk ka kënaqësi kur lexon në mënyrë të pavarur
•        Vështirësi kur shkruan në diktim
•        Ndryshim/kthim të shkronjave dhe fjalëve (shkruan ‘b’ ‘d’ ose me kokë poshtë)
•        Vështirësi në grumbullimin dhe në gjetjen e fjalëve të shkruara
•        Memorje të dobët vizuale për simbolet e gjuhës
•        Lëvizje/mospërqëndrim të lëvizjeve të syve kur lexojnë
•        Vështirësi në procesin e dëgjimit
•        Vështirësi për të zbatuar atë çfarë kanë lexuar në situata të ndryshme mësimore ose sociale
•        Shkrim dore i paqartë/i palexueshëm
•        Ngatërrojnë zanoret ose zëvëndësojnë një bashkëtingëllore me një tjetër
•        Aftësi motorike jo adekuate të muskujve të vegjël
Disleksia prek rreth 80% të atyre që etiketohen si ‘persona me paaftësi në procesin e të mësuarit’, dhe
shumica e karakteristikave janë të ngjashme. Të njëjtat strategji që përdorim për të mësuar nxënësit me
aftësi të kufizuara (çrregullime në procesin e të mësuarit), janë njësoj të aplikueshme edhe për nxënësit
me Disleksia të cilët gjithashtu kanë paaftësi në procesin e të mësuarit.
Jeta në Fokus