Paraliza Cerebrale







Paraliza cerebrale është një grup çrregullimesh që karakterizohen nga mosfunksionimi i nervave/sistemit
nervor dhe muskujve që influencojnë lëvizjet e trupit dhe kontrollin e muskujve. Fjala ‘paralizë’ i
referohet çrregullimit të lëvizjeve apo qëndrimit/pozicionit të trupit, ndërsa fjala ‘cerebrale’ i referohet
trurit.
Rreth 90% e paralizave cerebrale ndodhin para ose gjatë lindjes. Çdo lloj dëmtimi në tru mund të
rezultojë në paralizë cerebrale. Shkaqet mund të jenë: infeksioni i nënës shtatzënë nga fruthi i zi (fruthi
gjerman), ose edhe nga sëmundje të tjera viroze gjatë shtatzanisë. Shkak tjetër mund të jenë edhe
lindjet pre-mature,(të parakohshme), mungesa e oksigjenit tek foshnja për shkak të lindjes së
parakohshme, në momentin kur ndahet nga placenta, kur ka një pozicion të çuditshëm (awkward), kur
dhimbjet e lindjes zgjasin shumë ose janë të menjëhershme, ose kur ka ndërhyrje me kordonin
(umbilical). Paraliza cerebrale mund të shoqërohet edhe me rezus (Rh) apo tipin e gjakut ABO që nuk
përshtatet tek të dy prindërit, mund të shoqërohet edhe me mikroorganizma që e sulmojnë sistemin
nervor qëndror të fëmijës së porsalindur, por edhe nga mungesa e kujdesit të mirë prindëror.
Ka shumë mundësi që paraliza cerebrale të shkaktohet edhe nga dëmtimet apo goditjet e kokës.
Aksidentet me makinë, rrëzimet apo abuzimet ndaj fëmijëve që rezultojnë në dëmtim/goditje të kokës
së fëmijës mund të shkaktojnë paralizë cerebrale. Infeksioni i trurit mund të jetë një shkak tjetër.
Paraliza cerebrale spastik është forma më e përhapur dhe më e përgjithshme. Në këtë tip paralize
cerebrale, muskujt janë të tensionuar, të kontraktuar dhe i rezistojnë lëvizjeve/kundërshtojnë lëvizjet.
Pjesa e poshtme e këmbëve mund të kthehet nga brenda dhe të kryqëzohet tek nyjet e këmbëve, dhe
lëvizjet janë të ngadalta.
Ngadonjëherë muskujt e këmbëve janë aq të kontraktura sa që thembrat e fëmijës nuk e prekin
dyshemenë/tokën dhe fëmijës i duhet të ecë me majat e gishtave. Përdorimi i terapisë fizike, futja në
allçi, ndërhyrja kirurgjikale ortopedike, ose të tria së bashku mund të ndihmojnë ta lehtësojnë
problemin.
Paraliza cerebrale atheoid karakterizohet nga lëvizje të pavullnetshme, të pakontrolluara të atyre
pjesëve të trupit që janë dëmtuar/që janë ngacmuar, si p.sh. mimika e fytyrës, spërdredhja e duarve,
lëvizja/rrotullimi i gjuhës si edhe nxjerrja e jargëve. Trupi i personit me këtë lloj paralize mund të bëjë
lëvizje të pakontrolluara (jerking -levizje duke u tundur, dredhur). Për shkak të këtyre karakteristikave
shumë njerëz që kanë paralizë cerebrale ‘athetoid’ gabimisht konsiderohen si pa stabilitet mendor ose
emocional.
Paraliza cerebrale ataksik përfshin çrregullime që kanë të bëjnë me mungesën e ekuilibrit, koordinimin
dhe perceptimin e thellë. Njerëzit me këtë lloj paralyze mund të lëkunden kur janë në këmbë dhe kanë
vështirësi të mbajnë ekuilibrin. Personat me paralizë cerebrale ataksic mund të ecin me këmbë të
hapura anash me qëllim që të shmangin rrëzimin. Kjo paaftësiky çrregullim, ashtu si edhe
paaftësitë/çrregullimet e tjera, mund të jetë nga më e lehta tek më e rënda, dhe në disa raste të
paralizës cereblare ataksic, mund të ketë një humbje të plotë të lëvizshmërisë.
Në se janë ngacmuar qendra të ndryshme motorike, simptomat e paralizës cerebrale mund të jenë
miks, me një kombinim të karakteristikave të të tre llojeve të paralizës cerebrale të cilat influencojnë
mbi të njëjtën pjesë të trupit ose në pjesë të ndryshme të trupit.  Megjithëse individë të caktuar mund
të kenë një kombinim të të tre llojeve të paralizës cerebrale, mendohet që shumica e fëmijëve me
paralizë cerebrale kanë ose paralizën cerebrale spastike ose atë athetoid.
Rreth 75% e individëve me paralizë cerebrale kanë vonesa mendore, me një IQ (Test që mat
inetigjencën) nën 70. Përjashtimet janë të rëndsishme se disa njerëz që kanë paralizë cerebrale
spastike ose athetoid janë shumë inteligjentë.
Paraliza cerebrale nuk është sëmundje ngjitëse, dhe rrallë shoqërohet me gjëndje të trashëguar. Me
qënë se dëmtimi i trurit nuk përkeqësohet me kalimin e kohës, paraliza cerebrale nuk përparon, nuk
përkeqësohet dhe nuk është shkaku kryesor i vdekjes së këtij personi. Fatmirësisht, studiuesit kanë
gjetur dhe po gjejnë mënyra për të parandaluar dhe trajtuar/kuruar raste me paralizë cerebrale.

Karakteristikat
Në varësi se cila pjesë e trurit është dëmtuar dhe në varësi të shkallës së përfshirjes së sistemit nervor
qëndror, njëra ose më shumë nga karakteristikat e mëposhtme mund të ndodhin:
•        Spazma
•        Probleme muskulare
•        Lëvizje të pakontrolluara
•        Shqetësime/çrregullime dhe lëvizshmëri
•        Të dridhura, konvulzione  
•        Ndjeshmëri dhe perceptim jo normal
•        Dëmtim i shikimit
•        Dëmtim i dëgjimit
•        Dëmtim i të folurit
•        Vonesë/mangësi mendore
Të gjitha këto karakteristika nuk janë domosdoshmërisht prezente në të gjitha rastet e paralizave
cerebrale. Ka edhe raste që shqetësimet/çrregullimet mund të jenë aq të vogla sa mund të mos bien në
sy të mësuesit apo edhe nxënësve.
Jeta në Fokus