Proçesi i të Folurit

Përftimi i gjuhës është pjesërisht i trashëguar dhe pjesërisht mësohet, ndërkohë që fëmijët ndërveprojnë
me njerëz të tjerë dhe me mjedisin që e rrethon. Gjuha është quajtur me kohë simbolizimi i mendimit.
Gjuha është një kod që mësohet, ose një system i rregullave që na mundëson ne të komunikojmë me
ide dhe të shprehim çfarë duam dhe për çfarë kemi nevojë.  
Leximi, shkrimi, gjestet dhe të folurit janë të
gjitha forma të gjuhës.

Gjuha ndahet në dy nëngrupe të mëdha:
Gjuha marrëse: të kuptuarit se çfarë thuhet, shkruhet apo shenjohet
Gjuha ekspresive (shprehëse): të folurit, shkrimi dhe shënjimi
Aftësitë pragmatike fillojnë të zhvillohen në javët e para të jetës duke filluar shkëmbimet komunikuese,
dhe ‘duke i folur’(natyrisht jo me fjalë) personave që i rrethojnë.
Aftësitë pragmatike përfshijnë:
1.        Të kuptosh apo të dish që duhet të përgjigjesh kur të bëjnë pyetje
2.        Të jesh në gjëndje të marrësh pjesë në biseda me rradhë, duke pritur rradhën  në raport me
bashkëbiseduesin
3.        Aftësia për të vënë re dhe t’i përgjigjesh aspekteve jo verbale të gjuhës (jo vetëm me fjalë)
4.        Të kesh ndjeshmërinë dhe ndërgjegjësimin për të filluar një temë bisede në mënyrë të atillë që
dëgjuesi ta kuptojë atë plotësisht
5.        Të dish çfarë fjalësh apo çfarë lloj fjalie të përdorësh kur fillon një bisedë ose t’i përgjigjesh
çfarë dikush tjetër ka thënë
6.        Aftësia për të mbajtur gjallë një temë, një bisedë
7.        Aftësia për të mbajtur kontaktin e duhur me sy, të shikosh në sy bashkëfolësin, jo me shumë
ngulitje sysh, mos ia ngulit sytë bashkëfolësit për një kohë të gjatë, pra mos ia ngul sytë më shumë se ç’
duhet, por edhe mos i largo sytë nga bashkëkohësi për një kohë të gjatë, më shumë se ç’duhet
8.        Aftësia për të dalluar si të flasësh dhe të sillesh me partnerë të ndryshëm gjatë komunikimit, me
bashkëfolës të ndryshëm

Një udhëzues i shkurtër

- Prit që fjalët e para të shqiptohen midis 12 – 16 muajve.
- Ka shumë mundësi që do të ketë një ‘shpërthim’ të zhvillimit të gjuhës rreth moshës 2 vjeç.
- Fëmija mund të flasi fjali me 4 – 5 fjalë rreth moshës 4 vje.
- Gramatika në të shumtën e rasteve duhet të jetë korrekte rreth moshës 4 vjeç.
- ‘Njerëzit e tjerë’ do të kuptojnë pothuajse çdo gjë që thotë fëmija juaj, rreth moshës 4 vjeç

Fëmijë që flet me vonesë
Fëmija konsiderohet ‘folës i vonuar’ në se ai/ajo ka një fjalor të kufizuar rreth 50 fjalë kur është 24
muajsh (2 vjeç). Kjo nuk do të thotë që fëmija juaj do t’i shqiptojë këto 50 fjalë në mënyrë perfekte.
Dy vjeçarët mendohet të flasin gjuhë fëmijësh. Ёshtë e këshillueshme për folësit e vonuar që të
vlerësohen nga një Patolog gjuhe dhe të foluri.

E folura e fëmijëve të vegjël
Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por është e natyrshme që e folura e fëmijës tuaj natyrisht do të jetë
fëminore, e folur fëmijësh.
Fëmijët, pothuajse të gjithë fëmijët, kur fillojnë të mësojnë të flasin, ngadonjëherë e keqkuptojnë, nuk e
kuptojnë atë që u thuhet, shqiptojnë fjalë e fjali që ne na duken pa kuptim, shqiptojnë tinguj në vende të
gabuara, (ose i heqin fare ato).
Belbëzimi, mbajtja e gojës nuk është diçka normale kur fëmija mëson të flasë (megjithëse ka pak
rrjedhshmëri jo normale); zëri i fëmijës nuk duhet të jetë i ashpër, i çjerrë , vetëm po të jetë ftohur dhe
ta ketë zërin të ngjirur. Aftësitë komunikuese të fëmijës duhen vlerësuar në se fëmija nuk tregon interes
për të komunikuar me të tjerët, nuk ka kontakt të mirë me bashkëfolësin, nuk e sheh në sy
bashkëfolësin, dhe tregohet i mënjanuar, i veçuar me njerëz të tjerë që nuk janë pjesëtarë të familjes, si
edhe kur përgjigjet duke thënë pjesërisht apo përsërit fjalë për fjalë çfarë i thua ti.

Zhvillimi tipik i të folurit
Çdo njeri që është marrë me fëmijë të moshës nën 5 vjeç e di që tingujt e tyre të të folurit nuk
shqiptohen drejt  gjatë gjithë kohës. Në fakt, vetëm një pjesë e të folurit tipik të fëmijës së kësaj moshe
mund të jetë e vështirë për t’u kuptuar sepse sistemi i tingujve të fëmijës ende nuk është i organizuar si e
folura e një të rrituri.


Kliko për të lexuar më shumë.... Aktivitet për inkurajimin ose zhvillimin e të folurit

Informacion kritik
Për patologët e gjuhës dhe të të folurit që kryejnë dhe ofrojnë vlerësimin dhe ndërhyrjen për çrregullimet
e tingujve të të folurit, është shumë kritik kuptimi i detajuar i zhvillimit tipik (‘normal’) të fëmijëve që të
kuptojnë më mire zhvillimin e vonuar apo të çrregullt.
Patologët apo Specialistët e gjuhës dhe të folurit janë të vetmit specialistë apo profesionistë të
kualifikuar në mënyrë speciale për të vlerësuar, diagnostikuar dhe trajtuar çrregullimet në komunikim.
Këto specialist quhen me emra të ndryshëm në pjesë të ndryshme të botës. P.sh.
Në Australi: Patolog i të folurit
Në Kanada: Patolog i gjuhës dhe i të folurit
Në Francë: Ortofonist
Në Kanadanë franceze: Ortofonist
Në Zelandën e Re: Terapist i të folurit dhe i gjuhës
Në Afrikën e Jugut: Terapist i të folurit dhe i gjuhës
Në Britaninë e Madhe: Terapist i të folurit dhe i gjuhës
Në SHBA: Patolog/Terapistë të të folurit dhe i gjuhës

Jo të gjithë specialistët i vizitojnë fëmijët, dhe jo të gjithë ata që i vizitojnë i vlerësojnë dhe mund të
merren me çdo lloj çrregullimi në komunikim në fëmijëri. Disa specialistë specializohen në fusha të
veçanta, dhe disa të tjerë janë të përgjithshëm.
Ne shumë vënde të zhvilluara Patalogët/Therapistët e Gjuhës dhe të Folurit janë profesionistë të
liçencuar nga shteti, ndjekin trajnimi të vazhdueshme, japin teste shteti vjetore, kanë Mastër Shkencor
në shkencat e proçesit të të folurit, njohuri të plotë të gjuhës amtare, njohuri të plota në zhvillimin fizik
dhe psikologjik të fëmijve, aftësitë e kufizuara, etj.
*Patologët në Amerikë janë mjek.
Jeta në Fokus