Efektet e Alkolit tek Fetusi

Sindroma e Alkolit tek Fetusi i referohet difekteve të zhvillimit të fetusit që vijnë si rezultat i konsumimit të
alkolit nga grate gjatë periudhës së shtatzanisë. Në rastet kur këto defekte nuk janë shumë serioze dhe
nuk i përmbushin kriteret për t’u diagnostikuar si Sindroma e Alkolit tek Fetusi, përdoret termi Efektet e
Alkolit tek Fetusi.
Që nga fillimi i shekullit XVIII, mjekët dhe studiuesit në Angli dhe në Francë kanë raportuar vazhdimisht
për efektet negative dhe shumë të dëmshme për fetusin nga konsumimi i alkolit në periudhën e
shtatzanisë. Në vitin 1973, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Uashingtonit, Siatëll, përdori për
herë të parë termin Sindroma e Alkolit tek Fetusi për të përshkruar karakteristikat e difekteve të lindura
tek fëmijët e prekur nga kjo syndromë. Në vitin 1980, Grupi Studimor, për defektet e shkaktuara në
fetus nga konsumimi i alkolit përcaktoi standardet për këtë diagnozë, duke përcaktuar dëmet që mund t’i
sjellë fetusit, konsumimi i alkolit. Këto standarde kërkojnë që fëmija të ketë të paktën njërën nga
karakteristikat e mëposhtme, që të klasifikohet si i prekur nga efektete alkolit tek fetusi.

  1. Vonesa të rritjes para dhe pas lindjes, me peshë, gjatësi, perimetër të kokës më të vogla se të një
    fëmije normal të kësaj moshe.
  2. Çrregullime të sistemit qëndror nervor, me shenja të funksionimit jo normal të trurit, dhe vonesa në
    zhvillimin e sjelljes ose në zhvillimin intelektual ose të dyja.
  3. Të paktën dy nga tiparet jo normale të fytyrës, kokë të vogël, sy të vegjël, ose kapakë të syrit të
    shkurtër, pjesa mbi buzën e sipërme e pa zhvilluar, buza e sipërme e hollë, ose pjesa e mesit të
    fytyrës e shtypur, e sheshtë.

Standardet për këtë diagnozë nuk përfshijnë anormalitete të tjera që ndodhin ngadonjëherë. Foshnjet që
kanë qenë të ekspozuar ndaj alkolit para lindjes dhe kanë edhe defekte të tjera, por kanë vetëm disa nga
ato të vlerësuara zyrtarisht nga diagnoza e lartpërmendur, mund të kategorizohen sikur dyshohet se kanë
Efektet e Alkolit tek Fetusi, pra, një gjendje më të lehtë se Sindroma e Alkolit tek Fetusi. Megjithëse
nuk dihet me egzaktësi sa shpesh ndodh kjo syndromë tek foshnjat, në Amerikë vlerësohen 1 deri në 5
raste për 1000 lindje. Studiuesit në Europë ofrojnë të dhëna të krahasueshme me ato të Amerikës.
Faktorët që shkaktojnë tek fëmija Sindromën e Alkolit tek Fetusit janë: nëna vazhdimisht pi pije alkolike
gjatë gjithë periudhës së shtatzanisë, një numër të madh të problemeve që janë të lidhura me alkolin, dhe
një numër më i madh i lindjeve të mëparshme. Nënat që kanë një fëmijë me këtë syndromë, rrezikojnë
shumë që edhe fëmijën tjetër ta kenë me po këtë syndromë.
Studimet kanë treguar se edhe partneri ndikon tek fetusi i fëmijës. Ёshtë vërtetuar se kur babai
konsumon shumë alkol, ka ndikime në zhvillimin e fetusit. Konsumimi i alkolit me shumicë kontribuon në
shqetësimet dhe çrregullimet konjitive dhe biokimike të fetusit.
Ёshtë e vështirë të përcaktosh sasinë egzakte të alkolit që mund të konsumohet nga një grua shtatzënë pa
dëmtuar fëmijën. Ka shumë mundësi që edhe sasi shumë të vogla alkooli mund të jenë të dëmshme dhe
të rrisin rrezikun e ndërprerjes së shtatzanisë apo mund të shkaktojë defekte të lindura konjetale.
Foshnjet me deficite neuro-bihevioriste (të sjelljes) dhe me vonesa të rritjes intrauterine, kanë lindur nga
gra që kanë deklaruar se kanë qenë konsumuese të moderuara të alkolit. Për të vlerësuar këtë gjendje,
është e rëndësishme të marrim në konsideratë që shumë individë nuk e raportojnë ose e zvogëlojnë
konsumimin e alkoolit. Ka patur raste që një grua shtatzënë të ketë konsumuar shumë alkol gjatë
shtatzanisë, ka lindur fëmijë pa shenja të syndromes së alkolit tek fetusi. Me gjithë atë këto foshnje janë
përjashtime jo rregull. Shpesh nënat lindin fëmijë me elemetë të alkoolit në fetus, këta fëmijë nuk kanë
simptoma të dukshme në pamjen e jashtme, por këto simptoma bëhen shumë të dukshme më vonë.
Shoqata amerikane e mjeksisë thotë se nuk ka nivel të përcaktuar të alkoolit që të mos jetë i rrezikshëm
për shëndetin e fëmijës, pra nuk ka ndonjë masë të lejueshme konsumimi alkooli për gratë shtatzëna.
Shumica e autoriteteve dhe profesionistëve të mjeksisë e e ndalojnë kategotikisht konsumimin e alkoolit
gjatë shtatzanisë.
Doza të larta alkooli ndërhyjnë në kalimin e amino-acidit  nëpër placentë dhe me konvertimin e amino-
acidit në proteina. Me sa duket produktet përbërëse të ethanol në alkool dhe metabolitet, aksteldehyde,
ndryshojnëzhvillimin e fetusit duke shkatërruar diferencimin e qelizave dhe rritjen e tyre (qelizave). Po kjo
shoqatë pohon se organet e paformuara dhe të pa zhvilluara të fetusit e zbërthejnë alkoolin shumë më
ngadalë se sa organet e gruas shtatzënë, duke shkaktuar një nivel më të lartë toksinash/helmesh në fetus.
Michael Dorris shkruan: Ka patur raste që kanë lindur fëmijë të cilëve lëkura dhe i gjithë trupi mbante
erë verë. Duket sikur ata (foshnjat) janë me pika dhe lëngu amniotic duket sikur është njomur me alkool.
Çfarë do lloj ilaçi që merret gjatë shtatzanisë kalon në placentë. Konsumimi i alkoolit jo vetëm që rrit
shanset e krijimit të një fëmije me sindromën e alkoolit në fetus ose me elementë të alkoolit në fetus, por
edhe kontribuon në drejtim të shtimit të stresit, mungesës së stabilitetit, dhe një familje që nuk funksionon.

Karakteristikat

Pothuajse një e pesta 1/5 e fëmijëve të lindur me sindromën e alkoolit në fetus vdesin gjatë javëve të
para të jetës së tyre. Ata që mbijetojnë janë zakonisht të dëmtuar fizikisht dhe mendërisht, në shkallë të
ndryshme. Karakteristikat e mëposhtme janë disa nga karakteristikat që shfqen tek fëmijët me syndrome
të alkoolit ne fetus. Jo të gjitha karakteristikat e mëposhtme mund të gjenden tek çdo fëmijë;
-        Fëmija ka përmasa të vogla
-        Perimetrin e kokës e ka të vogël,
-        Ballin e ka të vogël e të ngushtë
-        Mesin e fytyrës e ka të vogël
-        Buzën e sipërme e ka të hollë dhe të gjatë
-        Ka dëmtime të trurit
-        Ka defekte në zemër
-        Zhvillim të vonuar të dhëmbëve
-        Ka gjymtyrë dhe kyçe të parregullta, ka parregullsi
-        Sistem nervor qëndror jo normal
-        Dëmtime, çrregullime në të dëgjuar
-        Rritje të ngadaltë mbas lindjes
-        Vonesa mendore
-        Mosfunksionim, keq funksionim të muskujve të vegjël motorik
-        Të dridhura, (edhe nga epilepsia)
-        Hiperaktivitet, aktiv me shumicë
-        Probleme me kujtesën afat gjatë dhe afat shkurtër
-        Paaftësi për të mësuar, çrregullime në të mësuar
-        Nervozizëm ekstrem
-        Impulsivitet
-        Paaftësi për të kuptuar rezultatet, të pritshmin e një sjellje të caktuar
-        Përparim, progress të ngadaltë akademik

Shumë nga çrregullimet që shfaqen nga nxënës me syndrome të alkoolit në fetus dhe elementë të alkoolit
në fetus, si p.sh. deficenca në përqëndrimin e vëmëndjes (AD/HD), çrregullime emocionale, dhe
dëmtime të tjera; kërkojnë nga mësuesit të bëjnë modifikime të ndryshme në mënyrën e mësimdhënies.
Me qënë se mjedisi i përgjithshëm i të ardhmes së fëmijës është i paparashikueshëm, është shumë e
vështirë të përcaktohet çfarë efektesh ka përdorimi i drogave ose ilaçeve në zhvillimin afat gjatë të
foshnjes. Sidoqoftë, nuk mund të nënvleftësohet rëndësia e familjes, shkollës, bashkëmoshatarëve dhe e
komunitetit. Potenciali i fëmijës me këto simptoma mund të bllokohet vetëm nëpërmjet mbështetjes dhe
të kuptuarit të këtij fëmije.
Me rritjen e përdorimit të alkoolit, mund të pritet një shtim i numrit të fëmijëve që do të lindin me
sindromën e alkoolit në fetus ose me elementë të alkoolit në fetus. Rëndësia e edukimit të mësuesve,
nxënësve dhe prindërve për rrezikun e këtij fenomeni është më se e qartë.
Jeta në Fokus