Nxënësit me dhunti (të talentuar) dhe me aftësi të kufizuara









Nxënësit me dhunti dhe të talentuar posedojnë aftësi potenciale dhe demonstruese që dëshmojnë aftësi
performuese të lartë, në fusha të ndryshme, aftësi intelektuale, krijuese, aftësi të veçanta akademike ose
drejtuese, ose këto aftësi të veçanta mund t’i demonstrojnë në performance, në artet vizuale, të cilat
nuk kërkojnë shërbime apo aktivitete jo domosdoshmërisht të organizuara nga shkolla. Përsa i përket
fëmijëve me dhunti ato janë kudo prezent, tek fëmijët dhe të rinjtë nga të gjitha grupet kulturore, në të
gjitha shtresat ekonomike në të gjitha fushat dhe mjediset njerëzore.
Puna kërkimore në drejtim të edukimit të fëmijëve me dhunti e ka ndryshuar fokusin kohët e fundit, nga
mbështetja në testet e inteligjencies për identifikimin e dhuntisë(talentit), drejt marrjes parasysh edhe të
faktorëve të tjerë, si p.sh. niveli i lartë i përkushtimit, kreativiteti, (krijueshmëria, fryma krijuese) dhe
aftësitë e përgjithshme mbi mesataren.
Shumica e përkufizimeve për dhuntinë apo talentin nënkupton që fëmija duhet të jetë i jashtëzakonshëm,
i përveçëm në çdo gjë. Kjo nuk ështe e saktë, sepse lë jashtë dhe përjashton nxënësit që janë të
talentuar dhe kanë dhunti por në të njëjtën kohë kanë paaftësi për të mësuar. Nxënësit që kanë një
aftësi të kufizuar, psh. paaftësi për të mësuar, por janë shumë të talentuar e me dhunti në një drejtim të
caktuar, anashkalohen, ikin pa u vënë re sepse ata rrallë tregojnë arritje, rezultate të larta, të
qëndrueshme. Këto raste janë të ndërlikuara pasi ka kaq shumë lloje paaftësish për të mësuar, dhe po
aq shumë lloje dhuntish apo talentesh. Problematike është besimi, mendimi kontradiktor se një nxënës
që është i talentuar dhe me dhunti, mund të ketë paaftësi për të mësuar. Aftësia e kufizuar  apo
paaftësia e fëmijës mund të jetë një precedent, mund ta bëjë nul aftësinë e fëmijës, dhe kjo gjë e bën
shumë të vështirë  mundësinë për të dalluar në se aftësia e nxënësit është e jashtëzakonshme sa që të
përcaktohet si dhunti. Shumë fëmijë me aftësi e dhunti të papara dhe me vështirësi në të mësuar rrallë
identifikohen si të talentuar, me dhunti, deri kur këta fëmijë shkojnë në shkollën 9-vjeçare (klasa 6-9),
në shkollën e mesme, madje edhe në universitet. Një pengesë tjetër që pengon identifikimin është edhe
keqkuptimi, apo keqinterpretimi se nxënësit me dhunti e të talentuar janë gjithmonë të pjekur, të
vetëpërmbajtur dhe sillen shumë mire në klasë. Shumë nga karakteristikat që shoqërojnë paaftësitë për
të mësuar shfaqen tek nxënësit e talentuar dhe me dhunti dhe që kanë edhe vështirësi në të mësuar. Si
shembull, ky nxënës nuk mund të arrijë të njëjtat përftime akademike ashtu si bashkëmoshatarët në se
sjellja e tyre është shumë dëmtuese. Vëmëndja përqëndrohet, fokusohet më shumë në një shfaqje të
veçantë të paaftësisë se sa në dhuntitë e treguar apo në forcën e talentit të shfaqur nga ana e nxënësit.
Kjo gjë pengon identifikimin e talentit apo dhuntisë tek ky nxënës. Nxënësi që është i talentuar dhe me
dhunti dhe ka një paaftësi në të mësuar rrallë mund të kualifikohet për shërbime të shumëfishta. Ka
nxënës me arritje të mëdha apo me rezultate të larta të testit të inteligjencies (IQ), Të cilët janë të
talentuar dhe me dhunti dhe kanë gjithashtu edhe vështirësi apo paaftësi  për të mësuar. Vetëm kur këta
fëmijë rriten dallimi zgjerohet ndërmjet arritjeve të pritshme për nxënësit që janë të talentuar e me dhunti
dhe performancës së tyre. Edhe faktorë të tjerë mund të përfshihen që të shpjegojnë pse nxënësi me
talent e dhunti nuk po i arrin rezultatet e duhura, si p.sh. të arrijë nivele shumë të larta dhe jo reale. Për
të zgjidhur problemet e konstatuara, është e domosdoshme të ndërmerren procedurat e duhura për të
identifikuar një paaftësi të mundshme për të mësuar, e cila kërkon vëmëndje të posaçme.
Nxënësit që kanë dhunti dhe kanë paaftësi apo vështirësi në të mësuar, mund të kenë të njëjtat
probleme stereotip që kanë edhe fëmijët e tjerë me aftësi të kufizuara, kur është fjala për paaftësitë e
tyre për të mësuar, dhe nga ana tjetër lihet mënjanë forca e tyre e talentit. Duhet kuptuar nocioni se
kategorizimi i paaftësisë për të mësuar tregon që ka diçka që nuk shkon tek fëmija, dhe duhet të
trajtohet e t’i kushtohet kujdes para se nxënësi të ndërmarrë diçka për të kryer apo realizuar. Ajo çka
pritet është realisht shumë e ulët, e pabesueshme për nxënësin me paaftësi për të mësuar. Për nxënësin
e talentuar dhe me dhunti, por që ka edhe paaftësi për të mësuar, kjo gjë mund të rezultojë në humbje
të vlefshmërisë, në humbje të besimit në vetvete, e cila mund të shoqërohet me mungesë të motivimit,
depression, dhe zhvillohet ndjenja e paaftësisë, e papërshtatshmërisë.
Përpjekja për të riparuar një paaftësi për një dobësi të veçantë akademike, injoron forcën e talentit dhe
dhuntisë tek nxënësi. Duke mos qënë në gjëndje të ndjekë talentin apo dhuntinë e tij të veçantë në
shkollë, nxënësi sikletoset dhe është i frustuar për përvojën e tij në shkollë.
Nxënësit që janë të talentuar dhe kanë dhunti por kanë paaftësi për të mësuar janë në dijeni të
problemeve të tyre, janë të ndërgjegjshëm për problemet që kanë. Ata e dine se kanë pak mundësi që
të demonstrojnë talentin e tyre. Humbja më e madhe për këta studentë është se talenti i tyre shkon pa u
vënë re dhe theksi vihet më tepër tek paaftësia e tyre.

Karakteristikat
Ёshtë e vështirë të listosh karakteristikat e nxënësve të talentuar dhe me dhunti që kanë një paaftësi për
të mësuar, kjo paaftësi mund të jetë e niveleve të ndryshme.
Më poshtë po rreshtojmë disa karakteristika më të përgjithshme që shfaqen tek nxënësit e talentuar e
me dhunti por që kanë një paaftësi për të mësuar.

  • -        Rezultate të dukshme të paqëndrueshme në testet e aftësive verbale dhe jo verbale
  • -        Shkathtësi akademike ekstremisht të pabarabarta
  • -        Probleme në procesin vizual (pamor) dhe dëgjimor
  • -        Frustracion ekstrem për shkollën
  • -        Mungesa e shkathtësive organizative dhe studimore
  • -        Sens humori jo i zakonshëm dhe ngadonjëherë edhe i çuditshëm
  • -        Fjalor superior
  • -        Ide dhe opinione të sofistikuara
  • -        Aftësi arsyetimi dhe abstragimi të lartë
  • -        Aftësi arsyetuese të mira matematikore
  • -        Fjalor i avancuar
  • -        Imagjinatë dhe aftësi krijuese
  • -        Perceptim
  • -        Atësi të jashtëzakonshme në gjeometri, shkenca, arte dhe muzikë
  • -        Aftësi të mira për të shtruar problemin ose për ta zgjidhur atë
  • -        Vështirësi me të mbajturit mend, me të mësuarit përmendësh, me bërjen e llogarive,
    kalkulimeve, me shqiptimin dhe shkrimin/drejtshkrimin
  • -        Zhvendosje të vëmëndjes, shkëputje të vëmëndjes
  • -        Shumë i ndjeshëm
  • -        Ka perfeksion
  • -        Kuptimi i metaforave, analogjive, dhe satirës
  • -        Të kuptuarit e sistemeve komplekse
  • -        Kërkesat ndaj janë jo reale ose të paarsyeshme
  • -        Dështim i shpeshtë për të kryer detyrat e ngarkuara
  • -        Vështirësi në kryerjen e detyrave sipas rradhës, hap pas hapi, gradualisht
  • -        Interesa dhe dije në shkallë shumë të gjërë
Jeta në Fokus