Rëndësia e Pjesëmarrjes të Prindërve në Edukimin e Fëmijve

Pjesëmarrja e prindërve në edukimin e fëmijes është jetësore në suksesin e tij. Studimet shkencore
tregojnë që në se prindërit e fëmijës nuk janë të përfshirë në programet edukative dhe terapike të
fëmijës së tyre, mundësia e suksesit të fëmijës është shumë më e ulët. Kjo ndodh sepse kur prindërit
janë të perfshirë në zhvillimin, implementimin, dhe procedurat e ndërhyrjes ka shumë mundësi që ato
të përdoren në kontekstin e duhur dhe fëmija ka shumë mundësi të mësojë dhe t’i përdorë
shkathtësitë e fituara më shpejt.Nga ana tjetër nëse mësuesit dhe terapistët zhvillojnë dhe
implementojnë ndërhyrje të domosdoshme, por këto ndërhyrje nuk mbështetet nga prindërit dhe nuk
zbatohen në shtëpi, aftësitë dhe shkathtësitë do të mësohen më ngadalë dhe përfitimet e tyre afatgjata
janë shumë më të vogla.

Elementët që të stresojnë dhe impakti i tyre në familje
Ka shumë elementë stresantë të cilët kanë shumë impakt në familjet e fëmijëve me autizëm të cilat
duan vëmëndje të veçzantë. Është shumë e rëndësishme për familjet që kanë fëmijë autikë, të
kuptojnë burimin e stresit dhe si të luftojnë ndaj këtyre elementëve që të stresojnë. Në këtë mënyrë
anëtarët e tjerë të familjes janë më të gatshëm dhe  më të pregatitur mendërisht dhe emocionalisht të
ndihmojnë fëmijët e tyre. Elementët stresantë që mund të kenë impakt në familje, ndahen në pesë
kategori:

Stresi kalimtarë
Stresuesit kalimtarë janë ato lloj stresuesish që shkaktohen gjatë periudhave kalimtare në rolet dhe
dinamikën e familjeve.
Çështjet kalimtare janë të lidhura ngushtë me diagnostikimin. Fillimi dhe mbarimi i shkollës mund të
krijojnë konfuzion dhe konflikte në familje. Gjatë diagnostikimit reagimet më tipike përfshijnë ato të
shokut, mos besimit, të mohimit dhe të zemërimit. Diagnostikimi mund të konfirmojë diçka që prindërit
mund ta kenë dyshuar, por diagnostikimi nuk i pregatit prindërit me ndonjë informacion se çfarë do të
thotë kjo diagnose ose çfarë kuptimi ka kjo diagnose për zhvillimin dhe përparimin e fëmijës së tyre.
Gjatë periudhave tranzitore kur fëmija hyn në shkollë dhe gjatë viteve të shkollimit, familja mund të
stresohet vetëm nga fakti se fëmija i tyre ndryshon nga fëmijët e tjerë. Ato gjithashtu stresohen duke
menduar sesi do të mësohet apo përshtatet fëmija i tyre me mjedisin e shkollës dhe kërkesa e reja.
Një periudhë tjetër tranzicioni është kur fëmija mbaron shkollën ose do të largihet nga shkolla, p.sh:
mbarimi i shkollës 9-vjeçare dhe vajtja në gjimnaz.. ky ndryshim mund të krijoj një stress tjetër për
familjet që vjen si rezultat i pasigurisë për të ardhem e fëmijës, sidomos përsa i përket punës,
vendbanimit, si dhe çështjeve të tjera të jetës.

Stresi në funksionimin e familjes
Të kesh një fëmi apo një pjestar të familjes me Autizëm mund të ketë impakt pozitiv, negative apo
neutral në funksionimin e familjes. Dallohen këto funksione kryesore në familje: gjëndja shpirtërore,
dashuria, vetëvlerësimi, ana ekonomike, kujdesi ditor, shoqërizimi, argëtimi dhe arsimimi.
Stresi mund të krijohet dhe vetë nga familja e cila nuk është ne gjëndje të realizojë nevojat në një a më
shumë në këto fusha.
Stresi mund të krijohet dhe nga vetë familja e cila nuk është në gjëndje të plotësojë nevojat në një a
më shumë në këto fusha.

Stresi emocional
Mbas diagnostikimit shumë prindër, madje dhe anëtarë të tjerë të familjes, do të provojnë gjëndje
emocionale dëshpërimi. Mbas gjëndjeve të para të shokut, prindërit dhe familjet fillojnë të kalojnë
nëpër faza të natyrshme të dëshpërimit , duke përfshirë këtu mohimin (e sëmundjes/çrregullimit), vetë
fajsimin,, depresionin, inatin, zemërimin dhe ankthin. Parashikohet që këto ndjenja negative me kalimin
e kohës do të zbehen, prindërit do ta pranojnë këtë situate dhe do të fillojnë riorganizimin e familjes.
Mendohet që prindërit provojnë ndjenjën e dëshpërimit sapo bëhet diagnostikimi pasi shpresat dhe
ëndërrat e tyre për fëmijën tashmë kanë ndryshuar.

Stresi i kujdesit për fëmijën
Për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara përgjegjësitë rriten, duke përfshire këtu kujdesin fizik (p.
sh. të ushqyerin, të veshurin, çuarjen në banjë, dhe të lëvizurit nëpër mjedise të ndryshme), kujdesin
mjeksor (p.sh. dietën, ilaçet, terapitë)monitorimin constant dhe menaxhimin e problemeve të sjelljes,
asistencës akadamike, shoqërizimi, shkathtësitë e përshtatjes, si dhe ato të komunikimit. Këto përgjesi
shtesë për prindërin mund të shkaktojnë shterimin e energjisë së prindërve dhe mungesë kohe, të cilat
mund t’i shkaktojnë prindërve të bëhen të ndjeshëm, të prekshëm ndaj stresit dhe ankthit. Varësia
konstante e fëmijës tek prindi, se dhe menduimi që kjo varësi mund të mos zvogëlohet me kalimin e
kohës, mund të shkaktojnë shtimin e stresit tek prindërit.

Stresi ndaj qëndrimit të profesionistëve në këtë fushë dhe shoqërisë
Impakti i ndërveprimit negative me profesionistët dhe pjestarët e tjerë të shoqërisë shihet shpesh si
stresuesi më i madh në familje.
-        Profesionistët pretendojnë se vetëm ato dine se çfarë është më mire për fëmijët.
-        Qëndrimi paragjykues dhe steriotipë për veprimet e familjes apo mënyrën e tyre të jetesës.
-        Paragjykimi se mungesa e prindërve në terapi ose takime është baraz me mungesën e kujdesit
për fëmijën.
-        Qëndrimet negative apo armiqësore ndaj prindërve të cilët me vendosmëri mbrojnë fëmijën e
tyre.
-        Fajësimi i prindërit për problemet e fëmijës.
-        Theksimi i tepëruar vetëm mbi gjërat negative. Gjatë komunikimit me prindërin. Specialistë që
bëjnë vetëm minimumin e kërkuar dhe nuk ofrojnë shërbimet ose punën më të mire dhe të mundshme
për fëmijën.
Këto qëndrime negative dhe para gjykime nga profesionistë mund t’i  shkaktojnë prindërve të ndjehen
të kritikuar gjithë kohës, çclerësuar dhe të armiqësuar ndaj specialistëve. Prindërit gjithashtu mund të
bëhen viktima ndaj qëndrimeve negative dhe paragjykimeve të anëtarëve të tjerë të familjes, shokë e
miq, si dhe nga anëtarë të rrjetit të tyre shoqëror. Disa njerëz mund të mos ndjehen mire ose rehat në
mes individëve me aftësi të kufizuara ose mund të mos dine ç’ti thonë prinërve dhe t’i ngushëllojnë në
këto momente të vështira.
Me qëllim që të përballen me stresin prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes duhet të mësohen t’i
përshtaten ambjentit dhe t’i adaptohen situatave. Që të zvogëlojnë sdopak stresin, familjet duhet të
angazhohen për të ulur sistematikisht dhe pararakisht elementët stresues dhe të mësojnë mënyra të
reja për të përballuar me to.
Ka dy strategji kryesore për t’u përballuar me stresin: eknikat e zvogëlimit  dhe reduktimit të stresit si
dhe strategjitë mbështetëse. Më vonë, hapi tjetër është që prindërit të identifikojnë stresuesit që ata ia
imponojnë vetes. Identifikimi i këtyre stresuesve mund të ndihmoj prindërit.

Strategjitë për të krijuar mbështetje
Familjet që kërkojnë dhe pranojnë shërbime mbështetëse personale dhe profesionale, janë të aftë ta
përballojnë stresin më mire. Ka shumë lloj shërbimesh mbështetëse që janë në dispoicion të familjeve,
duke përfshirë këtu mbështetje sociale për prindërit, mbështetje formale profesionale dhe argëtuese.
Mbështetja sociale (shoqërore) për prindërit përfshin këto lloj mbështetjes: (mbështetje emocionale,
informuese dhe materiale). Këto mbështetje prindërit i marrin nga shokët, miqtë, kushërinjtë,
komshinjtë, ahokët e shoqet e punës, etj. Këto lloj mbështetje mund të jepen në grup ose në formatin
një nga një. Shumë prindër e marrin këtë lloj mbështetje nëpërmjet grupeve që mbështesin prindërit,
ku ato mund të mësojnë për tema të ndryshme si p.sh: shërbimet e ofruara, menaxhimi sjelljes, mësimi
i shkathtësive të tjera, etj. Gjithashtu, në këto grupe prindërit mund të shkëmbejnë përvojat e tyre për
rritjen e një fëmije me aftësi të kufizuara. Këto lidhje janë gjithashtu të mundshme permes lidhjeve me
profesionistë të cilët janë në gjëndje t’i pajisin prindërit me informacionin e duhur, me informacione
dhe me mbështetje emocionale, t’u përgjigjen pyetjeve apo shqetësimeve që mund të ketë një prind.
Mbështetjet formale profesionale  përfshijnë ato shërbime që ofrojnë agjensitë e ndryshme të
komunitetit si dhe profesionistët. Keto grupe mbështetëse mund të përfshijnë  ato shërbime që
ofrohen nga një këshillues psikolog ose psikiatër, të cilët e orientojnë prindërit dhe anëtarët e familjeve
se si të përballohen me shkaktarët e stresit në jetën e tyre. Profesionistët mund t’i japin prindërve një
mbështetje të fuqishme duke i mësuar atyre shkathtësitë më të domosdoshme për t’u marrë me
zgjidhjen efektive të problemeve. Aftësitë dhe shkathtësitë të zgjidhjeve të problemeve në mënyrë sa
më efikase mund të ndihmojnë në lehtësimin e stresit për shumë prindër, mbasi ato bëhen pjesë e
zgjidhjes së problemit kur trajtohen probleme që i përkasin fëmijëve të tyre.

Gjashtë hapat bazë të zgjidhjes së problemit në mënyrë efektive janë:
1.        identifikimi dhe përkufizimi i konfliktit
2.        identifikimi i zgjidhjeve të ofruara
3.        vlerësimi i anëve positive dhe negative e zgjedhjeve të ofruara
4.        vendosni për zgjidhjen më të mire
5.        implementoni vendimin
6.        vlersoni rezultatet e vendimit
Kur prindërit dhe dhe profesionistët mund të bashkëpunojnë në proçesin e vendim – marrjes, stresi
mund të reduktohet shumë, sidomos kur profisionistët nuk imponojnë vendimet tek prindërit.
Mjedisi shkollor
Ka pesë komponentë bazë për shërbimet e fuqishme që mund të ofrojë shkolla, të cilat të çojnë drejt
pjesëmarrjes aktive dhe kuptimplotë të prindërve. Si prind, këto janë gjërat për të cilat t’i duhet të
jesh në kërkim dhe të kërkosh kur punon me profesionistët e shkollës, për të rritur në maksimum
pjesmarrjen tuaj në edukimin e fëmijës tuaj.

Pesë komponentët janë:
1.        Program efektiv për nxënësit i cili presupozon mësues shumë të kualifikuar dhe personel
mbështetës të kualifikuar.
2.        Mundësi të rregullta dhe të vazhdueshme për shkëmbimin e informacionit ndërmjet prindërve
dhe profesionalistëve.
3.        Mundësi për të marrë pjesë dhe kontribuar në organizata dhe grupe që mbrojnë të drejtat e
individëve me aftësi të kufizuar.
4.        Trajnime për prindërit për t’i ndihmuar ato të implementojnë programet dhe strategjitë e
duhura në shtëpi.
5.        Mbështetje emocionale, mbështetje për të zgjidhur probleme, për t’u përballuar me probleme,
për prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes.

Mbështetja e komunitetit
Ekzistojnë një sërë suportesh të komunitetit që familjet mund t’i drejtohen për nevoja e përditshme në
jetën e tyre. Fëmija me aftësi të kufizuara mund të ketë shumë impakt tek prindërit dhe pjestarët e
tjerë të familjes, të cilët kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit. Ekzistojnë 8 fusha kryesore në të
cilat prindërit mund të kenë nevojën e mbështetjes dhe ka lloje të ndryshme të komunitetit që i
adresohet secilës nga këto fusha.
1.        Dashuri – prindërit mund të ndodhen në efekte emocionaleku atyre I mungon dashuria apo
mbështetja emociaonale për të cilën kanë nevojë.
2.        Besimi – të kesh një fëmi me aftësi të kufizuara mund të krijoj humbje të vetë vlerësimit të
prindërve dhe pjestarëve të tjerë të familjes. Për të luftuar këtë, prindërit dhe pjesëtarët e tjerë të
familjes mund të kërkojnë suportin/ mbeshtetjen e komunitet, nga programet çlodhese që organizon
komuniteti, mund të kërkojnë trainin e prindërve, mund të kërkojnë informacion për qendra informimi
apo agjensi të shëndetit mendor.
3.        Gjëndja shpirtrore - Prindërit dhe anëtaret e tjerë të familjes mund të kenë nevojë për
mbështetje shpirtërore që të ndimojnë ata t’i japin kuptim përvojës së tyre që kanë një fëmijë me
aftësi të kufizuara dhe të zhvillonë komunitetin e tyre ose grupe shoqata prindëresh që tu jape
mbështetje emocionale.
4.        Gjendja ekonomike - Të keshë një fëmijë me aftësi të kufizuara mund të çojë të ndikojë në
gjendjen financiare të familjes gjë e cila mund të shkaktojë shumë stres të panevojshëm tek prindërit
dhe pjestarët e tjerë të familjes.
5.        Kujdesi i përditshëm - Shumë familje kanë nevojë për asistencë çdo ditë, për t’u kujdesur për
fëmijët e tyre.
6.        Shoqërizimi - Të kesh një fëmijë apo një anëtar të familjes me aftësi të kufizuara mund të
shkaktojë izolim për prindërit dhe pjestarët e tjerë të familjes. Prandaj, është shumë e rëndësishme që
prinderit të kërkojnë mundësi socializimi/shoqërizimi. Këto mundësi mund të gjënden në shumë vende,
e mjedise, duke përfshirë këtu edhe vëllezerit dhe motrat, si edhe grupet mbështetjes së prindërve.
7.        Çlodhja/argëtimi: Shumë familje kanë nevojë për ndihmë që të gjejnë aktivitete që zhvillohen
jashtë shtëpisë me fëmijë. Prindërit, kur e marrin vesh se fëmija i tyre është diagnostikuar me afrësi të
kufizuara zhyten në një botë të huaj, të panjohur, plot me ndërhyrje intensive, me edukim special, me
teknologji ndihmëse, etj.

Kur zhvillojmë një ndërhyrje si p.sh planin e ndërhyrjes në sjellje, përfshirja e prindërve është shumë e
rëndësishme, mbasi ato mund të ndihmojnë në identifikimin e teknikave të dukura të ndërhyrjes si
edhe në zëvëndësimin e sjellve. Me qëllim që të realizohet ndryshimi i sjelles në mënyrë sa më efektive
duke përdorur një plan ndërhyrjeje, plani duhet të implementohet me korrektësi dhe me
vazhdueshmëri me njerzit dhe në çdo mjedis. Kjo do të thotë se prindërit kanë nevojë të trajnohen
për implementimin e teknikave të ndërhyrjes aq sa edhe ato të arrijnë të mund të implementojnë të
njejtën ndërhyrje. Ky komponent është shumë i rëndësishëm për suksesin e planit për ndërhyrjen në
sjellje sepse prindërit harxhojmë më shumë kohë me fëmijët e tyre se sa mësuesit dhe kanë mundësi të
shikojnë angazhimin e fëmijëve në sjelljet problematike. Nëse çdo njeri në jetën e fëmijës
implementon të njëtat procedura të ndërhyrjes, fëmija ka shumë mundësi të mësojë zëvendësimin e
sjelles në një shkallë të përshpejtuar.
Jeta në Fokus