Jeta në Fokus
Çrregullime të të folurit , çarja buzës dhe mbajtja gojës
Strategji për mësuesit dhe edukatoret

Meqënëse mbajtja e gojës është forma më e qartë e çrregullimeve në të folur, që dallohet lehtësisht nga
nxënësit e tjerë, mësuesi duhet t’u shpjegojë atyre se çfarë është mbajtja e gojës. Gjithashtu është
shumë e domosdoshme të diskutohet jeta e shumë njerëzve të susesshëm të cilët e kanë kapërcyer vetë
mbajtjen e gojës e tyre. Mësuesi mund t’u lexojë nxënësve të vegjël histori të ndryshme për këta
njerëz, ndërsa nxënësve më të rritur t’u kërkohet të raportojnë me gojë e me shkrim për persona të
suksesshëm që kanë qënë me paaftësi të ndryshme apo aftësi të kufizuara.
Mësuesi duhet t’i japë kohë nxënësit që i mbahet goja që të përshtatet me klasën. Gjatë kësaj kohe ,
pyetjet që u drejtohen këtyre nxënësve duhet të kërkojnë si përgjigje pak fjalë. Kur do të pyeten në
klasë të gjithë nxënësit një nga një, nxënësi që stutters ndër të parët. Sa më gjatë ta lëmë këtë nxënës të
presë që t’i vijë rradha për t’u përgjigjur, aq më shumë i rritet tensioni këtij nxënësi. Jo vetëm nxënësi
që i mbahet goja, por çdo nxënësi duhet t’i lihet kohë në dispozicion aq sa i nevojitet për t’iu përgjigjur
pyetjeve. Është mirë që të gjithë nxënësit të kenë kohën e duhur në dispozicion që të mendohen para se
t’i përgjigjen pyetjeve, se sa t’iu përgjigjen pyetjeve të dhëna shpejt e shpejt pa u menduar mirë për
përgjigjen.
Leximi me zë të lartë para klasës mund të jetë shumë kërcënues dhe i frikshëm për nxënësin që i
mbahet goja. Megjithëatë, në se mësuesi pyet të gjithë klasën të lexojë në unison, në kor, të gjithë
njëherësh, nxënësi nuk ka pse ta ndiejë veten ndryshe nga të tjerët, dhe mund të provoj  ndjenja
kënaqësie dhe rrjedhshmërie. Me kalimin e kohës ky nxënës mund ta ndjejë veten më kompetent dhe
mund të jetë në gjëndje të lexojë vetë pa këtë mbështetje. Në disa raste, këtyre nxënësve mund t’u
jepen materiale leximi për të praktikuar të lexuarit në shtëpi.
Për të inkurajuar komunikimin e suksesshëm, mësuesi duhet ta përqëndrojë vëmëndjen vetëm në
përmbajtjen e asaj që thuhet, që transmetohet, jo në mënyrën se si thuhet apo transmetohet. Kur
nxënësi me çrregullime e shqipton keq një fjalë, mësuesi nuk duhet t’ia thotë fjalën korrekte apo të
kërkojë që nxënësi ta përsërisë atë fjalë në mënyrë korrekte. Kur një fëmijë që ka çrregullime në të
folur, heziton, duhen shmangur përpjeket për ta nxitur këtë nxënës të flasë shpejt.
Mësuesi të mos inkurajojë dhe po të jetë e mundur të parandalojë talljet në klasë nga nxënësit e tjerë
që nuk i kanë këto çrregullime në të folur. Për një nxënës që i mbahet goja, tallja është shumë e
dhimbshme. Në se ka raste që tallja ndodh, mësuesi duhet të flasë personalisht me nxënësin që u tall,
dhe t’ia bëj të ditur se është realisht i shqetësuar për këtë gjë dhe do të mbaj qëndrim serioz ndaj kësaj
sjelljeje, dhe do të marrë masa për ta korrigjuar këtë sjellje.
Mësuesi duhet t’i tregojë nxënësit që u tall, se shumica e fëmijëve tallen për gjëra nga më të ndryshmet,
për një gjë apo për një tjetër. Është e vlefshme që mësuesi duhet të tregojë histori nga përvoja e tij për
njerëzit që tallen ose janë tallur nga të tjerët. Mësuesi, gjithashtu, duhet të bëjë një bisedë private, të
flasë personalisht me nxënësit që tallin apo ofendojnë të tjerët. Mësuesi duhet t’i spjegojë atyre se
çrregullimi në të folur është diçka shumë stresante për nxënësin që i mbahet goja, dhe tallja mund ta
agravojë apo përkeqësojë mbajtjen e gojës. Për t’i ndihmuar këta nxënës për efektet negative të talljes
tek çdo individ, mësuesi duhet të fokusohet tek ndjenjat që nxënësit përjetojnë kur ata tallen nga
nxënës të tjerë. Ndëshkimi duhet të shmanget, mbasi ndëshkimi vetëm intensifikon, forcon ndjenjat
negative për nxënësin që i mbahet goja, dhe e përkeqëson akoma më shumë situatën. Shumica e
nxënësve kërkojnë miratimin ose aprovimin e mësuesit, dhe nëse pyeten privatisht apo personalisht, jo
vetëm që do të tregojnë simpati dhe mirëkuptim për nxënësin që i mbahet goja, por do të ndalojnë së
talluri shokun e tyre të klasës.
Pranimi nga bashkëmoshatarët është esencial për nxënësin që i mbahet goja. Projektet për të mësuarin
bashkëpunues mund të ndihmojnë në këtë drejtim, vetëm duke mësuar sëbashku me njëri tjetrin mund t’
ua lehtësojmë këtë çrregullim nxënësve që u mbahet goja. Mësuesi gjithashtu mund të përzgjedhë një
nxënës që është mirëkuptues dhe është i gatshëm për të ndihmuar e për të mësuar sëbashku, dikë që
mund të jetë një ‘mik’ i veçantë/special për nxënësin që i mbahet goja.
Mësuesi i klasës mund ta ndihmojë nxënësin që ka çrregullime në të folur duke komunikuar direkt  me
terapistin e gjuhës dhe të folurit që merret me këtë nxënës. Sëbashku, ata mund të vendosin se çfarë
aktivitetesh për të folurin mund të përdoren në klasë dhe që janë të përshtatshme dhe të dobishme për
nxënësin për t’i praktikuar dhe që e ndihmojnë për të përfituar shkathtësi të reja për të folur.
Një fëmijë me çrregullime në të folur ka nevojë për motivim për të folur e për të komunikuar, dhe për
të komunikuar me sukses, një mjedis stimulues dhe mbështetës është i domosdoshëm dhe i
pazëvëndësueshëm. Kritikat nuk e ndihmojnë nxënësin të kapërcejë çrregullimin në të folur. Kur një
fëmijë, i cili ka çrregullim në të folur, ai ka vështirësi për të komunikuar, të tjerët mund ta nxisin që ai të
flasë shpejt. Kjo gjë duhet gjithnjë të shmanget. Durimi dhe marrja në konsideratë e këtij fakti janë të
nevojshme dhe të domosdoshme për të gjithë nxënësit që kanë çrregullime në të folur.