Shqetësimet /Çrregullimet Emocionale

Strategjipër mësuesit dhe edukatoret

Pothuajse të gjithë fëmijët në klasë herë pas here sillen keq. Por fëmijët që kanë çrregullime emocionale
kanë sjellje jo të mira, të çuditshme vazhdimishtqë shqetëson mjedisin e klasës. Si pasojë, ky shqetësim
shkakton, bën që mësuesi herë pas here të harxhojë shumë kohë në përpjekje për të vendosur rregullin
në klasë. Përdorimi i modifikimeve të sjelljes mund të përdoret për të përmirësuar qëndrimet dhe sjelljet
e nxënësit me çrregullime emocionale që t’i afrohet sa më shumë kërkesave të mjedisit të klasës dhe
përftimit të aftësive të duhura për vet-menaxhimin e sjelljes.
Një çështje thelbësore që duhet të mbahet parasysh është që të punohet të gjëndet kush është
përgjegjës për këtë gjëndje, pasi nxënësi vetë nuk është përgjegjës për këtë. Nxënësi me çrregullime
emocionale duhet t’i kuptojë pasojat e këtyre sjelljeve të padëshirueshme, mësuesit duhet gjithmonë t’i
nxjerrin në pah pasojat e pritshme mësuesit duhet të punojnë që të zhvillojnë një raport të mirë me
nxënësin që ka çrregullime emocionale, që është i shqetësuar emocionalisht. Gjëra të thjeshta si p.sh.
shikimi drejt për drejt në sy, kontakti sy më sy, buzëqeshja, lavdërimi për punë të mirë, ose mbajtja
afër, mund të ndihmojnë dhe përmirësojnë marrdhënien.
Shpesh fokusi përqëndrohet tek sjellja e keqe dhe shpesh sjellja e dëshirueshme injorohet. Lavdërimi
duhet të bëhet edhe kur nxënësi me çrregullime emocionale i afrohet sjelljes së dëshirueshme. Përforcimi
i sjelljes së dëshirueshme është thelbësor për nxënësin me çrregullime emocionale. Vlerësimi i sjelljes
pozitive është shumë motivues për nxënësin me çrregullime emocionale dhe mund ta çojë atë drejt një
ndryshimi në sjellje. Në se përdoret një system i dhënë, përzgjedhja e lavdërimeve apo përgëzimeve
specifike, të veçanta, duhet të marrë parasysh moshën dhe interesat e nxënësit me çrregullime
emocionale. Në përzgjedhjen e një lavdërimi të prekshëm, mësuesi duhet të bëjë kujdes që të mos jete
diskret, (i arsyeshëm, i kujdesshëm) që të shmangë problemet me nxënësit e tjerë të klasës. Të
përdorësh një sistem lavdërimi për njësjellje të mirë bën të mundur që nxënësit me sjellje jo të mirë të
mos ta gëzojnë këtë sistem. Kur nxënësit i vihet në dukje se çfarë ka humbur nga një lavdërim i
mundshëm, shpesh sjellja e papërshtatshme nuk përsëritet. Me kalimin e kohës përforcimet e prekshme
duhet gradualisht të zëvëndësohen me përforcimet sociale/shoqërore.
Mund të ndodhë që nxënësi me çrregullime emocionale të mund të bëhet abuziv dhe agresiv fizikisht.
Në këtë rast ai duhet të largohet nga klasa. Mësuesi duhet të jetë gjithmonë i kujdesshëm dhe i
vëmëndshëm ndaj çdo shenje që tregon se nxënësi po përjeton vështirësi emocionale apo ndonjë krizë
që tregon se nxënësi është në prag të humbjes së kontrollit. Mësuesi duhet ta ketë menduar më parë në
se ndodh kjo situatë dhe të ketë menduar se çfarë do të bëjë,  të ketë menduar një vend ku do të
shkojë ky nxënës në të tilla raste. Kjo gjë e ndihmon nxënësin ta rimarrë veten dhe të qetësohet.
Nxënësit nuk duhet t’i kërkohet që më parë të kërkojë leje; por në vend të kësaj t’i kërkohet të jetë i
vëmëndshëm ndaj njësinjali të paravendosur nga vetë mësuesi.
Jo të gjithë nxënësit me çrregullime emocionale e nxëjerrin jashtë, e demonstrojnë sjelljen e tyre, ato i
mbajne emocionet për brënda. Ka nxënës nga këta që përbëjnë pak shqetësime për klasën, apo
tërhiqen nga shoqëria (mbyllen në vetvete), kanë pak shokë/shoqe, sillen si të papjekur, dhe kanë
tendencë të shohin ëndrra me sy hapur apo pse jo edhe të fantazojnë. Ky tip nxënësish që nuk të
shqetësojnë mund të kenë çrregullime emocionale serioze dhe dhe është shumë e domosdoshme dhe e
nevojshme që këto çrregullime të identifikohen. Duke qënë se këta nxënës kanë pak ndërveprim me
bashkëmoshatarët, mësuesi duhet të krijojë situata të tilla që të përfshijë në to jo vetëm nxënësin me
çrregullime emocionale por edhe basgkëmoshatarët e tjerë. Kur nxënësit bashkëpunojnë në grup kur
mësojnë është një shembull ekselent, i shkëlqyeshëm dhe aspak i frikshëm apo kërcënues për nxënësin
me çrregullime emocionale. Mësuesi duhet ta ndihmojë këtë nxënës që të përfshihet në të gjitha
aktivitetet që zhvillohen në klasë. Edhe qënia ndihmës i mësuesite ndihmon nxënësin me çrregullime
emocionale të ketë më shumë besim në vetvete por edhe të vetëvlerësojë veten e tij. Kur mund të jetë e
mundshme, nxënësi me çrregullime emocionale të ndihmojë me kryerjen e mësimeve nxënës të klasave
më të ulta.
Kur nxënësi me çrregullime emocionale mundohet apo ndryshon shumë lloj sjelljesh brenda një kohe të
shkurtër apo në të njëjtën kohë, ka shumë mundësi që ky nxënës të përjetojë ndjenja shkatërrimi, inati,
dëshpërimi dhe dështimi. Mësuesit duhet të veprojnë me shumë kujdes dhe dalëngadalë kur synojnë
ndryshimin e çdo lloj sjelljeje. Shpesh nga mësuesi që merret me nxënës me çrregullime emocionale
kërkohet të bëjë edhe ndryshime në vetë modelin e sjelljes së tij. Megjithëse mund të jetë e vështirë
por, kur është e mundshme, do të ishte më mirë që sjellja e pahijshme apo edhe e pa dëshirueshme, të
injorohej. Sjellja ngacmuese, e mërzitshme shpesh ka tendencë të përsëritet, ndërsa lavdërimi dhe
përgëzimi të çojnë drejt përmirësimit.
Të gjithë njerëzit që merren me fëmijët me çrregullime emocionale duhet të mbajnë në qendër të
vëmëndjes thënien e Mark Twain se: “Zakoni është zakon dhe nuk duhet të flaket jashtë, nga dritarja
nga çdo njeri, por duhet ta bindim me durim të zbresë shkallët një nga një”.
Jeta në Fokus