Metodat e mësimdhënies që kanë në qëndër mësuesin
Kontribuar nga:
Prof. Dr. Vilma Tafani  

Shpjegimi
Shpjegimi është metoda e mësimthënies që synon sqarimin e koncepteve, ideve, marrëdhënieve të
ndryshme, shtjellimin dhe paraqitjen me hollësi të diçkaje, argumentimin e mendimeve të shpreuara.
Tradicionalisht shpjegimin e ka kryer vetëm mësuesi, por në kohën e sotme synohet të tërhiqen edhe
nxënësit në shpjegim. Pjesëmarrja e tyre në shpjegim i ndihmon ata të qartësohen, të jenë nismëtarë të
shpjegimit dhe të luajnë rol aktiv në mësim.

Njijen katër lloje shpjegimesh: përshkrues, parashkrues ose mormativ, estetik dhe analitik.
Shpjegimi përshkrues përmbledh: shpjegim fjalësh, shkaqesh, arsyesh, strukturash, interpretim
proverbash etj.
Shpjegimi parashkrues përmbledh sqarimin e veprimeve shoqërore dhe etike, të rregullave dhe të
procedurave për arritjen e diçkaje.
Shpjegimi estetik përfshin shpjegimin e vlerave, të kritereve për vlerësim dhe shpjegimin interpretues.
Shpjegimi analitik përfshin qartësimin e koncepteve dhe rregullave për të kryer veprime  të ndryshme.

Ligjërata
Ligjërata është metoda e mësimdhënies nëpërmjet së cilës mësuesi bën një paraqitje gojore të fakteve,
parimeve, ideve duke përdorur minimumin e ilustrimeve dhe mjeteve mësimore para nxënësve, të cilët
mbajnë shënime.
Kjo është një metodë me përdorim të kufizuar në shkollën e mesme. Përdoret më tepër në klasat e
larta.
Ligjërata përdoret për disa qëllime:
•        për të dhënë një këndvështrim të përgjithshëm të një teme;
•        për të bërë lidhjet midis kapitujve dhe temave;
•        për të shpjeguar çështjet midis kapitujve dhe temave;
•        për të bërë përgjithësime;
•        për të dhënë informacion të ri, i cili nuk është i gatshëm për nxënësit;
•        për të dhënë informacion shtesë;
•        për të paraqitur një teori;
•        për të ngjallur interest e nxënsit.
Ligjërata, si një metodë e përdorur me nxënësit, ka disa kufizime:
•        Stimulon një të nxëne pasiv, pasi nxënësi vihet në rolin e dëgjuesit dhe jo të vepruesit.
•        Nuk i jep mundësi nxënësit të hulumtojë, të bashkëpunojë, të studiojë në thellësi, por e vë atë në
pozicionin e marrësit të informacionit.
•        Nuk është e efektshme në ndryshimin e qëndrimeve.
•        Mund të shkaktojë probleme disiplinore, pasi v mendja e nxënësit nuk mund të jetë e
përqëndruar për një kohë të gjatë.

Biseda
Biseda është metoda e mësimdhënies, sipas së cilës mësuesi, gjatë dhënies së informacionit; me qëllim
që ai të përvetësohet më mire, tërheq nxënësit në bashkëbisedim.
Kjo metodë përdoret në përvetësimin e njohurive të reja, kur supozohet se nxënësit zotërojnë deri
diku njohuri dhe përvoja personale që lidhen me temën e mësimit dhe, kur me ndihmën e mësuesit
nxirren përfundime.
Biseda oërdoret për të shkëmbyer informacion, për të shpjeguar koncepre të reja, për të dhënë
modele, për të korrigjuar, për të krijuar marrëdhënie shoqërore midis pjesëmarrësve.

Njihen dy lloje bisedash: katetike dhe heuristike.
bisedën katektike materiali mësimore transmetohet dhe përvetësohet nëpërmjet një sistemi
pyetjesh dhe përgjigjesh. Kjo formë e bisedës shërben për të zhvilluar aftësitë e të menduarit të
nxënësve.
Biseda heuristike ose metoda biseduese e Skoratit, synon që me anë të pyetjeve të drejtojë nxënësit
drejt zbulimit të gjërave. Kjo mënyrë synon që të provojë se sa e kanë përvetësuar nxënësit lëndën
dhe sa është I aftë nxënësi të përgjigjet në mënyrë të pavarur.
Biseda shoqërohet me përdorimin mjeshtëror të të folurit dhe të mjeteve mësimore.
Jeta në Fokus