Stilet e të Mësuarit
Kontribuar nga: Prof. Dr. Vilma Tafani  

“Sa më mirë ta dish si mëson më mirë, aq më mirë mëson. Në se i di stilet e të mësuarit, ato do të
influencojnë në mësimnxënien dhe mësimdhënien. Stilet e të mësuarit e bëjnë mësimdhënien më të lehtë”
(Reid, 1995)
Stilet e të mësuarit të nxënësve janë shumë të rëndësishëm për të gjithë mësuesit që duan të jenë të
sukseshmëm, për mësuesit e të gjitha moshave dhe e të gjithë niveleve. Por stilet e të mësuarit janë
veçanërisht të rëndësishëm më shumë për mësuesit e rinj (në moshë dhe në profesion). Në fillim të çdo
viti shkollor, gjëja e parë që duhet të bëjnë mësuesitme nxënësit, është t’u kërkojnë atyre të plotësojnë
formularin e mëposhtëm.
(Pyetsori i mëposhtëm bazohet në formularin e Reid, 1995 për Stilet e të Mësuarit, por është adaptuar
sipas rrethanave dhe kushteve tona)

Pyetsor për Stilet e të Mësuarit
I – Shkruani numrin që ju përshtatet më shumë në vendet bosh, menjëherë pas numrit rendor:
5 – gjithmonë, 4 - pothuajse shpesh, 3 - ngadonjëherë, 2 - rrallë, 1 – pothuajse asnjëherë

1. -------  Kur diskutoj diçka me të tjerë, e kuptoj më mirë.
2. -------Mësoj më mirë kur e kam fytyrën e mësuesit përballë dhe e shoh atë vazhdimisht
3. ------- Unë përdor ngjyra ose nenvizime kur lexoj ose kur marr shënime.
4. -------- Më vijnë shumë ide në kokë kur merrem me aktivitete fizike.
5. -------- Preferoj më shumë udhëzime me gojë se sa me shkrim.
6. -------- Do të më pëlqente më shumë të dëgjoja inçizime se sa të lexoj rreth një teme të caktuar.
7. -------- Preferoj dikë të më vizatojë një skicë se sa të më tregojë se si shkohet diku.
8. -------- Unë dal më keq në provim me shkrim se sa në provim me gojë.
9. -------- Mua nuk më pëlqen të rri ulur në bangë apo në tavolinë, por më pëlqen më shumë të
studjoj   në   dysheme, në krevat, në çdo vend tjetër.
10. -------- Unë marr shënime, por ato i kam gjithmonë rrëmujë.
11. -------- Unë mund të kuptoj me lehtësi hartat, skicat, grafikët, etj.
12. -------- Unë nuk mund të rri ulur pa lëvizur për një kohë të gjatë.
13. -------- Më pëlqen t’i bëj gjërat me duart e mia.
14. -------- Radioja më shqetëson shumë, më bezdis në se jam duke bërë diçka.
15. -------- Kur studioj më pëlqen të pushoj here pas here, të ndërpres punën e të pushoj shpesh.
16. -------- Kur flas bëj shumë gjeste, flas me këmbë e me duar, përdor shumë mimikën. 17. --------
Unë nuk mund t’i përfytyroj gjërat, nuk e krijoj dot imazhin e tyre në kokë.
18. -------- Do të më pëlqente më mirë të filloja ta bëja një aktivitet se sa të rrija të dëgjoja udhëzime
si ta bëj atë aktivitet.
19. -------- Më pëlqen të tregoj shaka, barcaleta dhe i mbaj mend ato shumë mirë.
20. ------- Unë marr shumë shënime kur lexoj apo kur dëgjoj një leksion/spjegim mësimi.
21. ------- Bëj zhgarravina kur dëgjoj leksionin ose spjegimin e mësimit.
22. -------- Edhe kur nuk e shikoj folësin, unë ende e ndjek atë me lehtësi dhe e kuptoj çfarë thotë
ai/ajo.
23. -------- Më pëlqen të krijoj modele për ato që mësoj.
24. -------- Kur bëj teste, unë e mbaj mend shumë mirë vendin në faqen e librit ku kam mësuar diçka.
25. -------- Më pëlqen më mirë të bëj projekte se sa të shkruaj raporte.
26. -------- Më pëlqen të flas kur shkruaj.
27. -------- Në se lexoj, unë i ‘dëgjoj’ fjalët që lexoj në kokën time.
28. -------- Në se e shkruaj diçka e mbaj mend më mirë.
29. -------- Shpesh nuk e mbaj mend si duken njerëzit nga pamja, por mbaj mend shumë mirë çfarë
thonë ata.
30. -------- Në se dua të mbaj mend diçka, e kam më të lehtë ta mbaj mend kur e vizatoj apo e
pikturoj atë në dorë.
31. -------- Unë e mbaj mend më mire mësimin në se e lexoj me zë.
32. -------- Unë imagjinoj figura, skica në mëndjen time.
33. -------- Do të më pëlqente më shumë të lexoja vetë se sa të më lexonin të tjerët.

II – Shënoni rezultatet në tabelën e mëposhtme dhe mblidhini numrat.

























Nuk është për t’u çuditur, në shumicën e rasteve kam vënë re se shumica e nxënësve mësojnë më me
lehtësi kur i shohin gjërat, pra janë nxënës vizualë. Kështu që i rregulloj të gjitha materialet që kam për
të spjeguar me Power Point dhe me foto e figura, që t’i vij sa më shumë në ndihmë nxënësve të mij.
Më poshtë është pjesërisht materiali që unë diskutoj me studentët kandidatë për mësues për stilet e të
mësuarit.

Stilet e të Mësuarit
Stilet e të mësuarit përkufizohen si sjellje karakteristike njohëse/konjuktive dhe psikologjike, të cilat
shërbejnë si indikatorë/tregues se si fëmijët mësojnë, si e perceptojnë, si ndërveprojnë dhe si reagojnë
ndaj mjedisit ku mësojnë. Stilet e të mësuarit konsiderohen edhe si predispozita për rrugët dhe mënyrat
e të mësuarit dhe janë të lidhura ngushtësisht me llojin/tipin e personalitetit që ka fëmija. Ndryshimet në
stilin e të mësuarit reflektohen në mënyrat e ndryshme se si njerëzit reagojnë ndaj një situate mësimore.
P.sh.
•       Disa njerëzve u pëlqen të mësojnë e të punojnë në mënyrë të pavarur, ndërsa të tjerë preferojnë
të punojnë në grup
•      Disa njerëz parapëlqejnë të harxhojnë shumë kohë duke planifikuar, para se ta kryejnë një detyrë
të caktuar, ndërsa të tjerë harxhojnë pak kohë për planifikim dhe i zgjidhin problemet ndërkohë që janë
duke kryer detyrën
•        Disa njerëz mund të përqëndrohen të bëjnë vetëm një gjë në një kohë të caktuar, ndërsa ka të
tjerë që bëjnë shumë punë në të njëjtën kohë.
•        Disa njerëz nuk ndjehen rehat kur ka situata pasigurie, ndërsa disa të tjerë mund të orientohen
lehtë kur ka situata konflikti e debati
•        Disa njerëz, kur zgjidhin probleme të ndryshme, i marrin përsipër rreziqet, pa u shqetësuar se
mund ta kenë gabim zgjidhjen, ndërsa të tjerë mundohen të shmangin situatat ku mund të ketë një rrezik
të tillë.
•        Disa njerëz mësojnë më mirë kur përdorin elementë vizualë dhe kur mbajnë shënime, ndërsa të
tjerë mësojnë më mire kur e dëgjojnë mësimin, pa mbajtur shënime.
Studjues të ndryshëm japin përshkrime të ndryshme për stilet e të mësuarit dhe i grupojnë ato ndryshe.
Reid (1995) propozon grupimin e stileve të të mësuarit duke marrë në konsideratë më shumë shqisat.

Nxënësit vizualë mësojnë më mire nëpërmjet mjeteve të ndryshme vizuale, pamore. P.sh. duke pare
figura, skica, vizatime, piktura, foto, filma, etj. Ata I mbajnë mend më mire udhëzimet e mësuesit në se I
shohin ato në formë vizuale, p.sh. në dërrasën e zezë. Mësuesi do t’I këshillojë këta lloj nxënësish të
shkruajnë gjithshka. Me qëllim që të fokusohen dhe të mos shpërnadahen andej këndej, ata duhet t’I
vështrojnë në sy njerëzit me të cilët flasin. Ata gjithashtu e kanë më të lehtë të mbajnë mend në se
shohin më pare figurat para se të lexojnë një tekst.  

Nxënësit që mësojnë duke dëgjuar, mësojnë më mirë kur e dëgjojnë atë që u thuhet, p.sh. leksionet,
inçizimet. Ata parapëlqejnë që mësuesit të japin udhëzime me gojë dhe u pëlqen të inçizojnë atë që po
mësojnë, gjithashtu u pëlqen të marrin pjesë në diskutime. Mësuesi duhet t’i këshillojë keta lloj
nxënësish të studiojnë me zë të lartë kur janë vetëm ose të mësojnë me ndonjë shok. Të pyesin
mësuesin për udhëzime apo sqarime me gojë në se nuk kuptojnë ndonjë gjë, të dëgjojnë inçizimet që
kanë bërë vetë për atë që kanë studjuar.

Nxënësit praktikë, që janë gjithmonë në lëvizje, mësojnë më mirë kur marrin pjesë vetë në çdo lloj
experience, kur ata përfshihen fizikisht ose marrin pjesë aktivisht në ato që u kërkohet të mësojnë.
Atyre u pëlqen të lëvizin nëpër dhomë kur mësojnë dhe u pëlqejnë shumë aktivitetet në klasë. Mësuesit
i këshillojnë këta lloj nxënësish të ecin/lëvizin nëpër klasë ose të ndryshojnë pozicionin apo vendin e
tyre shpesh kur janë duke mësuar. Ata duhet të bëjnë shpesh pushime të shkurtëra, të paktën pas rreth
çdo 20 minutave. Ata duhet të nënvizojnë shënimet e tyre ose të vizatojnë diçka mbi to.

Për të vënë në dukje rëndësinë e njohjes së stileve të të mësuarit nga ana e mësuesve si të vetat edhe të
nxënësve të tyre, e gjejmë me vend të përsërisim edhe njëherë thënien e Reid se: “Sa më mirë ta dish se
si mëson më mirë, aq më mirë mëson. Në se i di stilet e të mësuarit, ato do të influencojnë në
mësimnxënien dhe mësimdhënien. Stilet e të mësuarit e bëjnë mësimdhënien më të lehtë” (Reid, 1995)
Stilet e të mësuarit kanë të bëjnë me gjetjen dhe grumbullimin e informacionit, transmetimin, analizën si
edhe përpunimin e tij.  
Pra, e theksojmë se është e rëndësishme që mësuesit të njohin stilet e të mësuarit të nxënësve të tyre;
që të planifikojnë aktivitete të ndryshme në klasë, ndërsa nxënësit duhet t’i dinë ato për të lehtësuar
studimin e tyre dhe të përgatitjen për teste të ndryshme në të ardhmen.

Knowles (1982) i ndan nxënësit në katër grupe sipas stileve të të mësuarit.
-        Stili i të mësuarit konkret; nxënësit me këtë stil janë më shumë të interesuar për informacionin që
ka vlera immediate. Ata janë kuriozë, spontanë dhe janë të gatshëm të marrin përsipër rreziqe. Ata
pëlqejnë variacionin dhe ndryshimet konstante. Ata nuk e pëlqejnë rutinën dhe punët me shkrim. Ata
parapëlqejnë përvojat vizuale dhe gojore (me fjalë). Atyre u pëlqen argëtimi dhe të përfshihen fizikisht
gjatë mësimit.
-        Stili i të mësuarit analitik; nxënësit që kanë këtë stil të mësuari janë të pavarur, u pëlqen të
zgjidhin probleme, u pëlqen të ndjekin idetë e të tjerëve, dhe të zhvillojnë e të zbulojnë parime e ide të
vetat. Nxënës të tillë preferojnë prezantimin sistematik e logjik të mësimit të ri, me mundësi për të tjerët
që t’i ndjekin ato. Nxënësit analitikë janë seriozë, e stërmundojnë veten e tyre, dhe zor se e pranojnë
dështimin.
-        Stili i të mësuarit komunikativ/komunikues; nxënësit që kanë këtë stil preferojnë një mënyrë
sociale/shoqërore mësimi. Ato kanë nevojë për fidbek (komente) dhe ndërveprim personal. Ata
mësojnë më mirë nga diskutimet apo aktivitetet në grup.
-        Stili i të mësuarit nën autoritetin e të tjerëve; nxënësit që kanë këtë stil janë të përgjegjshëm dhe
të varur. Ata pëlqejnë dhe kanë nevojë për struktura të gatshme, të cilat të jepen në progress. Ata
përshtaten mirë në klasat tradicionale. Ata parapëlqejnë mësuesin të jetë figura autoritare në klasë.
Atyre u pëlqen të kenë udhëzime të qarta dhe të dinë me egzaktësi çfarë po bëjnë. Ata nuk ndjehen
rehat me diskutime të ndryshme apo me zgjidhjen e problemeve me konsensus.

Ndryshimet në stilet e të mësuarit ndikojnë tek mënyra se si mësojnë nxënës të ndryshëm. P.sh.
nxënësit konkretë mësojnë më mirë duke luajtur, duke përdorur më shumë figura, duke parë filma,
video, duke punuar në çifte, dyshe-dyshe, me bashkëmoshatarët e tyre.
Nxënësit me stil analitik mësojnë më mirë duke mësuar gramatikën ose duke lexuar, ata duan që
mësuesi t’ua gjejë gabimet.
Nxënësit me stil komunikativ preferojnë të mësojnë gjuhën e huaj duke dëgjuar folësit natyralë të asaj
gjuhe, p.sh. anglishtfolësit për anglishten, duke folur me ta dhe duke ndjekur televizorin e duke parë
filma në gjuhën përkatëse.
Nxënësve që u pëlqen autoriteti i dikujt kur mësojnë preferojnë që mësuesi të spjegojë gjithshka, të
shkruajnë gjithshka në fletoren e tyre dhe të kenë librin e vet.
“Është shumë e rëndësishme për mësuesit të identifikojnë se cilat mënyra e metoda favorizojnë
mësimdhënien më të mirë, por është akoma më e rëndësishme të njohin çfarë stilesh të të mësuarit
mund të reflektojnë në faktorët kulturorë”. (Reflective Teaching in Second Language Classrooms, Jack
Richards, 1994)
Stilet e të mësuarit ndikojnë shumë në suksesin apo dështimin e mësimit të një gjuhe të huaj.  
‘Ne mësojmë 10% nga ajo që lexojmë, 20% nga çka dëgjojmë, 30% nga çfarë shikojmë, 50% nga
ato që dëgjojmë dhe shikojmë, 70% kur diskutojmë me njëri tjetrin, 80% kur provojmë diçka
personalisht, dhe 90% kur diçka ua mësojmë të tjerëve” (William Glasser, 2001).
Çdo mësues përdor një përzjerje të stileve të të mësuarit mbasi në klasë ka nxënës të ndryshëm me
stile të ndryshme të të mësuarit. Çdo mësues mendon se si të ndihmojë nxënësit e tij të mësojnë sa më
mirë.

Një teori tjetër për stilet e të mësuarit i grupon mësuesit dhe nxënësit në katër grupe: reflektuesit,
teoricienët, pragmatistët dhe aktivistët.
Reflektuesit; ata marrin pjesë në aktivitetet që organizon mësuesi në klasë, në diskutimin e përvojave
personale, në diskutimin e çështjeve të ndryshme, në diskutimin e figurave apo pikturave, marrin pjesë
në aktivitetet brainstorming, ata dëgjojnë inçizime, marrin pjesë në lojën me role, në leximin e një
pasazhi nga një libër, gazete, reviste, tregim të shkurtër, poemë, etj.  
Si nxënës ata e marrin/perceptojnë informacionin në mënyrë konkrete dhe reflektojnë mbi të. Ata
mësojnë duke dëgjuar, duke diskutuar dhe shkëmbyer ide. Ata e kanë shumë të zhvilluar imagjinatën
dhe besojnë shumë në eksperiencat e veta. Ata e vlerësojnë shumë mendimin e brendshëm (insight
thinking). Ata kanë nevojë të përfshihen personalisht që të mësojnë më mirë. Ata janë të përkushtuar.
Janë të interesuar për njerëz të ndryshëm dhe për kulturat e tyre. Janë mendimtarë, mendojnë shumë
(thoughtful) dhe ndjejnë kënaqësi kur vëzhgojnë të tjerët. Ata janë gjithmonë në kërkim të kuptimit, të
gjërave të kuptueshme dhe qartësisë.
Si mësues, reflektuesit janë të interesuar të ndihmojnë rritjen e individit. Ata mundohentë ndihmojnë
njerëzit të bëhen më të vetëdijshëm. Atyre u pëlqejnë diskutimet, puna me grupe si edhe komentet
realiste për ndjenjat. Ata janë njerëz që kujdesen për të tjerët, dhe mundohen t’i angazhojnë nxënësit e
tyre në përpjekje të përbashkëta. Ata janë të aftë të fokusohen në objektiva e qëllime kuptimplote.
Anët e forta – e kanë të zhvilluar imagjinatën dhe kanë ide krijuese
Kariera – këshillues, mësues, ata që merren me shkencat sociale dhe humane
Pyetja e tyre e preferuar – Pse?

Teoricienët; këtyre u pëlqen të bëjnë analiza deduktive, të dëgjojnë leksione, të marrin shënime në
klasë, të kontrollohen kur zgjidhin ushtrime të ndryshme, të lexojnë rregulla dhe rregullore, të studjojnë
teori heshturazi, të bëjnë aktivitete gramatikore dhe përkthime, të përfundojnë ushtrime diktimi, të
analizojnë diagramat, tabelat e ndryshme dhe skicat, etj.
Si nxënës; ata e përftojnë informacionin në mënyrë abstrakte dhe reflektojnë kur e përpunojnë atë. Ata
shpikin teori duke integruar vëzhgimet e tyre me dijet e zbuluara më pare. Ata e kërkojnë
vazhdimësinë. Ata mësojnë duke menduar. Ata e vlerësojnë mendimin në vazhdimësi. Ata parapëlqejnë
detajet, hollësitë. Ata kritikojnë idhe grumbullimin e të dhënave. Janë të plotësuar dhe shumë punëtorë.
Atyre u pëlqejnë klasat tradicionale. Idetë u duken fantastike. Ata nuk ndjehen rehat me gjykimet
subjective. Kërkojnë kompetencë intelektuale dhe duan që të jenë personalisht të efektshëm. Si
mësues; këta janë të interesuar në transmetimin e njohurive. Ata bëjnë ç’është e mundur që të jenë sa
më të saktë dhe të kenë njohuri sa më të plota. Ata i konsoderojnë dijet dhe njohuritë si thellim të
kuptimit. Ata i inkurajojnë nxënësit e shkëlqyer. Atyre u pëlqejnë faktet, detajet dhe mendimi i
organizuar ne vazhdimësi. Ata janë mësues tradicionalë të cilët janë gjithmonë në kërkim të shtojnë tek
nxënësit e tyre dashurinë për njohuri të reja. Ngadonjëherë, autoriteti i tyre dominues ka tendencë të
dekurajojë punën krijuese. Ata i trajtojnë problemet me racionalitet dhe logjikë.
Anët e forta – krijojnë koncepte dhe modele
Qëllimet – njohje intelektuale
Karierat – matematika, puna kërkimore, planifikimi, shkencat e natyrës
Pyetja e preferuar – Çfarë?  

Pragmatistët parapëlqejnë të bëjnë ushtrime praktike dhe me kuptim. Atyre u pëlqen të hartojnë pyetje
për të tjerët, të bëjnë ushtrime që kërkojnë aftësinë e të menduarit kritik. Atyre u pëlqen të krahasojnë,
të kontrastojnë, të gjykojnë, të përgjithësojnë, të diskutojnë, të argumentojnë, etj. Atyre gjithashtu u
pëlqen të shkruajnë, të redaktojnë, të korrigjojnë ushtrime apo ese, të bëjnë ushtrime me alternative, të
diskutojnë në grup ose dy e nag dy, të planifikojnë projekte të ndryshme, të diskutojnë raste studimi të
njëpas njëshme, të bëjnë ushtrime për të plotësuar informacionin që mungon, të praktikojnë lojën me
role, të plotësojnë fjalëkryqet apo të gjejnë gjëagjëzat, të bëjnë diagrame, tabela, grafikë, etj.
Si nxënës; ata e perceptojnë informacionin në mënyrë abstrakte dhe e përpunojnë atë në mënyrë
aktive. Ata e integrojnë teorinë me praktikën. Ata besojnë në faktin se në se diçka funksionon, vazhdo
bëje dhe përdore atë. Ata kanë tolerance të kufizuar. Ata vlerësojnë të menduarin strategjik. Janë
shumë të orientuar drejt aftësive dhe shkathtësive. Ata kanë nevojë të dine si funksionojnë gjërat. Ata
janë gjithmonë në kërkim të dobisë/leverdisë dhe rezultateve.
Si mësues; ata janë të interesuar në prodhimtarinë/produktivitetin/rendimentin dhe kompetencën. Ata
mundohen t’i  japin nxënësve të tyre aftësi që u nevojiten atyre që të jenë të pavarur ekonomikiisht në
jetë (economically independent ). Ata i konsiderojnë njohuritë si mjete/rrugë për t’i aftësuar nxënësit të
jenë të aftë të çajnë rrugën e jetës vetë. Ata inkurajojnë aplikime praktike. Atyre u pëlqejnë gjërat
teknike dhe aktivitetet praktike, ku nxënësit marrin pjesë aktivisht. Ata janë gjithmonë në kërkim të
cilësisë dhe rendimentit. Ata besojnë se rruga më e mire që duhet zgjedhur për kryerjen e diçkaje është
ajo pragmatike. Ata përdorin lavdërime e shprehje positive të matura (measured rewards). Kanë
tendencë të mos jenë fleksibël, janë të mbyllur në vetvete dhe u mungojnë aftësitë e të punuarit në
skuadër.
Anët e forta – Aplikim/zbatim praktik të ideve
Objektivat/qëllimet – të vendosin pikpamjet e sotme në të njëjtën linjë me të ardhmen (future security)
Karierat – inxhinierike, shkencat e aplikuara, mjek (kirurg)
Pyetja e tyre e preferuar – Si funksionon/punon kjo gjë/punë?

Activistët; atyre u pëlqen të shkruajnë letra, të hartojnë e organizojnë programe tematike, të bëjnë
postera, të organizojnë lojra të ndryshme, të mbajnë fjalime, të shkëmbejnë historira, ngjarje e
raportime të ndryshme, të marrin pjesë në debate, të organizojnë eskursione mësimore, të organizojnë
intervista, të bëjnë vetë e të drejtojnë punë kërkimore shkencore, etj.
Si nxënës; ata e perceptojnë informacionin në mënyrë konkrete dhe e përpunojnë atë në mënyrë aktive.
Ata integrojnë përvojën e tyre me aplikimin/zbatimin. Ata mësojnë duke bërë prova, eksperimente,
madje mësojnë edhe nga gabimet. Ata besojnë shumë në zbulimet që bëjnë vetë. Ata janë shumë
entuziastë për gjërat e reja. Ata adaptohen/përshtaten shumë shpejt, madje kënaqen nga ndryshimi. Ata
dallohen kur është i nevojshëm fleksibiliteti. Shpesh, ata arrijnë në konkluzione të sakta. Ata marrin
përsipër shumë rreziqe, dhe ndjehen mirë në prani të njerëzve. Ata e pasurojnë realitetin duke i shtuar
diçka nga vetja. Ngadonjëherë ato konsiderohen si manipulative/të shkathët dhe shtytës. Ata duan
gjithmonë të kenë influence mbi të tjerët.
Si mësues; ata janë shumë të interesuar të aftësojnë nxënësit e tyre të bëjnë vetë zbulime. Ata
mundohen që njerëzit të veprojnë duke u mbështetur në vizionin e tyre. Ata e shohin dijen/njohuritë si
mjet për të përmirësuar shoqërinë në kuptimin më të gjërë. Ata inkurajojnë të mësuarin eksperimental.
Ata parapëlqejnë shumëllojshmëri në metodat e mësimdhënies. Ata janë mësues dramatikë që
gjithmonë kërkojnë t’i japin gjithmonë e më shumë energji e forcë nxënësve. Ata synojnë të krijojnë
forma të reja për të stimuluar një jetë të re dhe të kapërxejnë kufijtë. Ata kanë tendencë ‘të vrapojnë’
dhe të veprojnë me shkathtësi.
Anët e forta – veprimi dhe sfidat
Objektivat/qëllimet – t’I kthejnë idetë në veprime (to bring actions to ideas)
Karierat – marketingu, shitjet, zbavitjet, argëtimi, arsimi, edukimi, profesionet sociale
Pyetje e tyre e preferuar – Çfarë ..në se? Po në se …?  – What if?

Aktivistët dhe reflektuesit janë konkretë.
Pragmatistët dhe teoricienët janë abstraktë.
Aktivistët dhe pragmatikët janë aktivë.
Reflektuesit dhe teoricienët janë pasivë.
2
4
1
3
9
5
7
10
6
11
12
8
14
13
17
20
15
19
24
16
22
28
18
26
30
21
27
32
23
29
33
25
31
Nxënësi që mëson duke parë
Nxënësi që mëson duke vepruar e
duke lëvizur  
Nxënësi që mëson duke dëgjuar
Rezultati Total  
Rezultati Total  
Rezultati Total  
Jeta në Fokus