Jeta në Fokus
Sindroma Turet
Strategji për prinderit, mësuesit dhe edukatorët

Të kesh një nxënës me Sindroma Turet në klasë mund të jetë shumë shqetësuese për një mësues të
papërgatitur. Meqënëse veprimet e nxënësit me Sindroma Turet janë të pavullnetshme, kërkohet durim
dhe konsideratë nga ana e mësuesit. Shumica e nxënësve me Sindroma Turet mund ta ndjejnë kur u
vijnë spazmat e orta ose të lehta dhe e dine kur duhet të largohen nga klasa. Mësuesi duhet të jetë i
parapërgatitur për këtë gjë, të ketë parazgjedhur një vend të veçantë, ku nxënësi me Sindroma Turet të
mund të shkojë para se t’i fillojnë spazmat e forta.
Nxënësit me Sindroma Turet duhet t’i jepet mundësia që të bëjë herë mbas here pushime të shkurtra
nga rutina e klasës, ku ai mund të ç’tensionohet, të çlirojë spazmat e tij. P.sh. mësuesi duhet ta dërgojë
nxënësim me Sindroma Turet të merret me punë të vogla, si p.sh. të shkojë në dhomën e mësuesve, (të
marrë shkumësa, të gjejë fshirëse, etj, të shkojë në bibliotekë, me qëllim që t’i japë nxënësit kohë dhe
mundësi të rifitojë staturën, të marrë veten, të çlirohet. Shpesh, është e mjaftueshme të lësh nxënësin me
Sindroma Turet të dalë jashtë për të pirë ujë. Pauza të shkurtra gjatë një aktiviteti, gjithashtu i japin
nxënësit me Sindroma Turet kohë të mjaftueshme të marrë veten dhe të çlirojë stresin e brendshëm.
Kur mësuesi jep detyra me afat të gjatë, ai duhet të sigurohet që nxënësi me Sindroma Turet e di më
parë se çfarë kërkohet nga ai, dhe kur duhet të dorëzohet detyra. Kjo gjë e lehtëson stresin kur
nxënësit me Sindroma Turet i kërkohet të të bëjë një detyrë për një periudhë të shkurtër kohore.
Testet me kohë të përcaktuar mund të jenë veçanërisht stresuese për një nxënës me Sindroma Turet
dhe mund të jenë shkaktarë për t’i shtuar mundësinë për spazma të rënda e të vështira. Do të ishte mirë
që këta nxënës të liheshin të punojnë vetë, pa stresin e kohës, të punojnë me tempin e vet.. Përdorimi i
manjetofonëve (për të inçizuar), makinave të shkrimit, dhe sidomos të kompjuterave mund të
ndihmojnë në eliminimin deri diku të stresit për këta nxënës.
Meqënëse nxënësi me Sindroma Turet ka tendencë të ketë një imazh të dobët për veten e vet, mësuesi
duhet të jetë shumë pozitiv dhe mirëkuptues kur ka të bëjë me nxënësit me Sindroma Turet. Në se
sjellja e nxënësit me Sindroma Turet nuk është që pengon punën e të tjerëve, mësuesi duhet ta inorojë
atë, të bëjë sikur nuk e vë re. Megjithatë, ndërhyrja e mësuesit shpesh mund të ndihmojë në rastet e
sjelljes impulsive. P.sh. në se nxënësi vazhdimisht i bije tavolinës/bangës me laps, mësuesi duhet t’i japë
nxënësit një copë të butë si shkumë deti, ku nxënësi t’i bjerë me laps. Pa dijeninë e nxënësve të tjerë në
klasë, mësuesi dhe nxënësi me Sindroma Turet duhet të vendosin mes tyre sinjale të veçanta, kështu që
nxënësi, sapo mësuesi t’i bëjë shenjë, ta kuptojë se sjellja e tij nuk është e përshtatshme. Mbi të gjitha,
mësuesi nuk duhet t’i lejojë nxënësit me Sindroma Turet të përdorin simptomat e veta si mjet kontrolli.
Periudhat e transicionit, të pushimit mund të jenë rastet e shumë konfrontimeve ndërmjet nxënësve në
çfarëdolloj klase. Për të shmangur çdo lloj konflikti, nxënësi me Sindroma Turet duhet të lejohet të
largohet nga klasa pak minuta para se të mbarojë mësimi. Në se nxënësi me Sindroma Turet është i
vogël, d.m.th. nuk ikën nga klasa dot vetëm, ai duhet të qëndrojë pranë mësuesit, në rreshtin e parë kur
nxënësit dalin nga klasa.
Studimet dhe kërkimet shkencore mjeksore ka mundësi të gjejnë një mënyrë për të parandaluar
transmetimin e Sindromës Turet nga njëri brez tek tjetri. Me një mirëkuptim dhe trajtim apo kurim më
të mirë, shumë persona me Sindroma Turet tani bëjnë jetë shumë produktive, aktive dhe të suksesshme.