Dhimbjet, përpjekjet dhe lindja:

I gjithë procesi i dhimbjeve, përpjekjeve dhe lindjes është në varësi të çdo rasti veç e veç. Ai mund
të zgjasë pak orë por edhe disa ditë. Zakonisht ky proces zgjat mesatarisht 14 orë për nënat që
lindin për herë të parë. Ndërsa për nënat që kanë lindur fëmijë më parë, ky process mund të zgjasë
rreth 8 orë.

Lindja e fëmijës ndahet në 3 faza:

Faza e parë është dhimbjet dhe përpjekjet për lindjen, faza e dytë është lindja dhe faza e tretë është
nxjerraj e placentës. Faza e parë, e cila quhet faza e dhimbjeve, ndahet e dhe kjo në 3 etapa: faza e
hershme,  faza aktive dhe faza e tranzicionit.

  1. Faza e hershme; hollohet cerviksi dhe zgjerohet deri në 3 centimetra
  2. Faza aktive; zgjerimi i cerviksit shkon në 7 centimetra
  3. Faza e tranzicionit; zgjerimi i cerviksit shkon në 10. Në këtë pikë gruaja është plotësisht e
    hapur, e zgjeruar, gati për lindje.

Faza e dytë  është ajo e lindjes së fëmijës.
Faza e tretë ndodh nxjerrja e placentës.
Jeta në Fokus