Jeta në Fokus
Vitamina B12

Vitamina B12 është një ushqyes, përbërës kimik në ushqim që përdoret për funksionimin dhe
mirëbajtjen e shëndetit të trupit. Ajo ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të nervave dhe qelizave të
gjakut, si edhe ndihmon në bërjen e ADN-së, materialin gjeneti në të gjitha qelizat.
Vitamina B12 ndihmon gjithashtu parandalimin e një lloji anemie që quhet anemi megaloblastk që i
shkakton njerëzve lodhje dhe dobësi. Anemia megaloblastik është një çrregullim ku qilizat e kuqe të
gjakut janë m të mëdha se sa normalet, më të papjekura, dhe janë pak në numër, gjë që shkaktun
uljen e sasisë së oksigjenit që ndodhet në gjak apo indet e trupit. Kjo gjë shkaktohet nga mungesa e
folate ose e vitaminës B12.
Dy hapa kërkohen nga trupi për të absorbuar vitaminën B12 nga ushqimi. Së pari, acidi hidroklorik
(një lloj acidi që formohet në stomak) në stomak e ndan vitaminën B12 nga proteinat që e vitaminën
B12 me ushqimin. Mbas kësaj, vitamina  kombinohet me nje lloj proteine qe prodhohet ne stomak
që quhet faktor intrinsik (i brendshëm), një lloj proteine e prodhuar në stomak që nevojitet të
absorbojë vitaminën B12 në zorrët e mëdha; dhe absorbohet nga trupi. Disa njerëz kanë anemi
pernicious, një gjëndje ku nuk mund të prodhohet faktori intrinsik. Si rezultat i kësaj, ata kanë
shqetësime me absorbimin e vitaminës B12 në të gjithë ushqimet si edhe suplementët e tjerë dietikë,
tabletat.
Çdo njeri mund ta marrë vitaminën B12 duke ngrënë ushqime të ndryshme si, mish viçi, mëlçi,
midhje deti, peshk, mish, mish pule, shpendësh, vezë, qumësht, si edhe produkte të tjera blektorale,
bulmetra. Disa lloje ushqimesh për mëngjes, si cerealet, maja bukes, përforcohen m vitaminen B12.
Mungesa e vitaminës B12 shkakton lodhje, dobësi, kapsllëk, hubje oreksi, humbje në peshë,
depresion, konfuzion, dementia, kujtesë të dobët, tharje të gojës, gjuhës dhe anemi megaloblastike.
Problemet e nervave, si p.sh. mpirja apo deridhjet në duar dhe këmbë janë të pranishme në rastet e
mungesës së vitaminës B12. Mungesa e vitaminës B12 mund të dëmtojë sistemin nervor edhe në ata
njerëz të cilët nuk kanë anemi, prandaj është e rëndësishme të trajtohet mungesa e vitaminës B12 sa
mëshpejt të jetë e mundur.
Tek foshnjet, shenja të mungesës së vitaminës B12 përfshijnëmungesë force për të luftuar, probleme
me lëvizjet, vonesa për të arritur hapat e duhur të zhvillimit në kohen e duhur, si edhe anemi
megaloblastik.
Sasi të mëdha të acidit folik mund ta fshehin mungesën e vitaminës B12. Por acidi folik nuk e
korrigjin dëmtimin në zhvillim të sistemit nervor që mund të shkaktojë mungesa e vitaminës B12. Për
këtë arsye, njerëxit e shëndetshëm nuk duhet të marrin më shumë se sa 1000 mcg acid folik në ditë.
Shpesh reklamat promovojnë tableta të vitaminës B12 si një mënyrë për të rritur energjinë e trupit
ose forcen. Me përjashtim të njerëzve që kanë mungesë të vitaminës B12, nuk ka të dhëna që
tabletat e vitaminës B12 të rrisin energjinë apo të përmirësojnë performancën atletike.
Mungesa e vitaminës B12 zakonisht shfaqet tek të moshuarit, të cilët nuk kanë mjaftueshëm acid
hidroklorik në stomak për të absorbuar natyrshëm vitaminën B12 që ndodhet në ushqim. Njerëzit
mbi 50 vjeç duhet ta marrin vitaminën B12 kryesisht nëpërmjet ushqimeve të përforcuara me këtë
vitaminë ose me suplemente dietike, tableta, kokrra., sepse në shumicën e rasteve, trupi i tyre mund
ta absorbojë vitaminën B12 nga këto burime.
Gjithashtu, njerëzit me anemi pernicious, trupi i të cilëve nuk e prodhon faktorin intrinsik kanë nevojë
të absorbojnë vitminën B12. Mjekët, zakonisht e trajtojnë aneminë prenocious me gjilpëra që
përmbajnë vitaminën B12. Njerëzit që kanë patur operacione gastro intestinale, si p.sh. operacione
për humbje peshe ose ata që kanë pasur çrregullime të tretjes (dixhestive), si p.sh. sëmundja celiac
ose sëmundja Chron. Këto gjëndje mund të ulin sasinë e vitaminës B12 që trupi mund të absorbojë.
Njerëzit që janë vegjeterianë kanë tendecë të kenë mungesa të vitaminës B12, sepse ato hanë pak
ose aspak ushqim kafshësh. Vetëm ushqimet e kafsheve kanë vitaminë B12 në formë të natyrshme.
Kur gratë shtatzëna dhe ato që japin gji fëmijës janë vegjeteriane, fëmijët e tyre mund të mos kenë
vitaminë B12 mjaftueshëm.
Vitamina B12 gjëndet pothuajse në të gjithë multivinamiat. Suplementet dietike mund të përmbajnë
vetëm vitaminë 12, ose mund të përmbajnë vitaminë B12 me ushqyes si acidi folik dhe vitamina të
tjera vitaminash B6.
Vitamina B12 gjithshtu gjëndet në forma sublingual (të cilat shpërbëhen kur i vë poshtë gjuhës). Kur
vitamina B12 jepet në formën e inxheksionit, ajo jepet me recetë nga mjeku. Kjo zakonisht jepet kur
ka mungesa të vitaminës B12. Vitamina B12 gjithashtu mund të jepet me recetë në formën e xhelit
nazal (për përdorim në hundë). Studimet kanë treguar se vitamina B12 nuk ka shkaktuar ndonjë
dëm.
Vitamina B12 mund të ndërhyjjë apo të ndërveprojë me ilaçet që merren, dhe në disa raste ilçet
mund të ulin nivelet e vitaminës B12 në trup. P.sh. kloramfenikoli, një antibiotik që përdoret për të
trajtuar disa infeksione, Protoni si p.sh. omeprazoli (Prilosek) dhe lansoprazoli (Prevacid), që
përdoren për të trajtuar aciditetin (refluks dhe peptik) ulçeroz, Histamin H2 receptues antagonist, si
p.sh. cimetidinë (Tagamet), famotidinë (Pepcid), dhe Ranitidinë (Zantak), që përdoren për të trajtuar
ulçerën peptike dhe Metamorfinë, një ilaç që përdoret për të trajtuar diabetin.
Thuajni doktorit ose farmacistit se çfarë suplementesh apo ilaçesh merrni. Ata mund t’u tregojnë në
se këto suplemente apo ilaçe ndërveprojnë me njëri tjetrin, qofshin ato me recetë apo pa recetë. Ata
gjithashtu mund t’ju tregojnë në se këto absorbohen mirë nga trupi juaj, apo i shpërbëjnë ushqyesit.