Jeta në Fokus
Lexoni më shumë për:
Vitamina K

Vitamina K e ndihmon trupin duke prodhuar proteina për të forcuar kockat dhe indet. Gjithashtu ajo
prodhon proteina për koakulimin e gjakut. Ne se nuk ke mjaftueshëm vitaminë K mund të kesh shumë
rrjedhje gjaku.
Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e kalciumit, duke e çuar kalciumin drejt e në
kocka dhe duke e ndaluar atë të depozitohet në arteriet e gjakut apo në indet e buta. Vitamina K ka
treguar se parandalon arterosklerozën.
Të porsalindurit kanë shumë pak vitaminë K. Atyre zakonisht vitamina K u jepet ose me inxheksion
ose nëpërmjet gojës, që kur janë në maternitet. Foshnjet që marrin vitamina në maternitet nuk kanë më
nevojë, vetëm në rastet kur kanë probleme në zorrë apo në aparatin tretës.
Në se merrni ilaçe për hollimin e gjakut, duhet të keni kujdes për sasinë e vitaminës K që merrni.
Gjithashtu duhet të keni kujdes edhe për marrjen e vitaminës E. Vitamina E mund të ndërhyjë në
efektin që vitamina K ka në trupin tuaj. Por edhe suplementet si p.sh. ginkgo dhe hudhra mund të
ndikojnë në koagulimin e gjakut. Në se merrni antikoagulantë, duhet të keni shumë kujdes në ushqimet
që konsumoni, spinaqi dhe rrepa jeshile janë shumë të pasura me vitaminë K. Kujdes, sasia e
vitaminës K që merrni duhet të jetë afërsisht e njëjtë çdo ditë.
Shumica e njerëzve e marrin vitaminën K nga: lakra, lulelakra, brokoli, asparagus, brussels sprouts,
spinaqi, kale, sallatat jeshile, rrepa jeshile, peshku, mëlçitë, mishi viçit, vezët dhe llojet e ndryshme të
luleshtrydheve, manaferrave të zeza, etj. Gjithashtu, bakteriet në zorrë prodhojnë sasi të vogla të
vitaminës K.
Zakonisht, suplemente tableta të vitaminës K nuk janë të nevojshme, vetëm në rastet kur doktori
konstaton ndonjë problem që e ka të domosdoshëm atë.
Vetëm ata që kanë simptoma të mungesës së vitaminës K mund të kenë nevojë të marrin vitaminë K
plus. Shenjat e mungesës së vitaminës K përfshijnë, rrjedhje gjake me shumicë, jo normale, si p.sh.
rrjedhje gjaku nga hundët, nga mishrat e dhëmbëve, mensturacione me shumicë, ka edhe raste që urina
ose jashtëqitja janë me gjurmë gjaku. Njerëzit që kanë këto shenja, duhet menjëherë të konsultohen
me doktorët e tyre, sepse këto shenja mund të sinjalizojnë probleme serioze.
Mungesa e vitaminës K mund të rezultojë nga trajtimi i shumtë me antibiotikë, të cilët mund të
shkatërrojnë bakteriet që prodhojnë vitaminën K; mund të dëmtojnë mëlçinë; ose mund të shkaktojnë
çrregullime në zorrë si: sëmundje celiac??, fibrioza me çist, ose heqje të një pjese të zorrëve. Edhe
kequshqyerja kronike, si edhe pijet alkolike me  shumicë, mund të shkaktojnë mungesë të vitaminës K.