Jeta në Fokus
Çfarë janë Vitaminat?

Vitaminat janë substance që trupi ynë ka nevojë që të rritet e të zhvillohet normalisht. Trupi ynë ka
nevojë për 13 lloje  vitaminash. Ato janë: Vitamina A, C, D, E, K dhe vitaminat B (thiamine, riboflavin,
niacin, acid pantothenik, biotin, vitaminë B6, vitaminë B12 and folate). Zakonisht çdo njeri mund t’i
marrë të gjitha llojet e vitaminave nëpërmjet ushqimeve që ha. Gjithashtu trupi ynë mund t’i prodhojë
vetë vitaminat D dhe K. Njerëzit që janë vegjeterian kanë nevojë të marrin vitaminën B12 plus.
Çdo vitamin ka funksionin e vet të veçantë. Në se dikush ka nivele të ulta të një vitamin të caktuar, tek
ai mund të ketë mungesë në një drejtim të caktuar, dhe mund të zhvillohet një sëmundje. P. sh., në se
dikush nuk ka mjaftueshëm vitamin D, tek ai mund të zhvillohet sëmundja e rakitizmit.
Disa vitamin mund të ndihmojnë të parandalojnë problem mjeksore. P. sh. Vitamin A parandalon
verbërinë, mungesën, vështirësitë e shikimit natën.
Mënyra më e mire për të marrë vitaminat e duhura është konsumimi i një diete të balancuar, marrja e
ushqimeve të shumëllojshme. Në disa raste dikujt mund t’i nevojitet të marrë çdo ditë një multivitaminë
për shëndet sa më optimal. Megjithëatë, marrja e vitaminave me shumicë mund të shkaktojë edhe
problem shëndetësore, mund të kenë efektin e kundërt.
Vitaminat grupohen në dy kategori. Keto dy kategori klasifikohen sipas materialeve përbërëse.
•        Vitamina që tresin yndyrën dhe veprojnë në indet dhjamore, të yndyrshme të trupit të njeriut.
Këto vitamina veprojnë, shpërbehen në yndyrë, përpara se ato të absorbohen në gjak. Pra, funksioni i
tyre është të shpërbëjnë yndyrnat në gjak. Në se këto vitamina tejkalohen, tepricat e tyre depozitohen
në mëlçi. Meqënëse tepricat depozitohen, këto lloj vitaminash nuk janë të nevojshme të merren çdo
ditë. Katër vitaminat që janë të tretshme në yndyrë janë vitamin A, D, E, dhe K.
•        Vitaminat e tretshme në ujë janë ato vitamin që shpërbëhen në ujë dhe nuk depozitohen. Ato janë
nëntë llojesh: Vitamina A1 (thiamine), B2 (riboflavin), B3 (niacin), B5 (acid pantothenic), B6, B7
(biotin), B12, acid folik dhe vitamin C.
Këto vitamin ndihmojnë në përpunimin e energjisë që trupi merr apo prodhon nga ushqimi që ha njeriu.
Ato gjithashtu ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Trupi duhet t’i përdorë këto lloj vitaminash vazhdimisht. Çdo tepricë e këtyre lloj vitaminash largohet
nga trupi nëpërmjet urines. Vitamina B12 është e vetmja vitamin e tretshme në ujë që mund të
depozitohet në mëlçi për shumë vjet. Çdo njeri ka nevojë për vitaminën B12 vazhdimisht. Vitaminat e
tretshme nëë ujë janë vitaminat e grupit B-kompleks dhe vitamin C. Vitaminat e tretshme në ujë prishen
lehtësisht dhe shkatërrohen gjatë përgatitjes së ushqimit ose depozitimit të tij. Ruajtja me kujdes e
ushqimit dhe përgatitja e duhur e ushqimit mund të minizojnë humbjen e vitaminave. Me qëllim që të
zvogëlojmë sa më shumë humbjen e vitaminave, vini në frigorifer ushqim të freskët, mbajeni qumshtin
dhe drithrat larg dritës së forte dhe përdorni ujin e zarzavateve për të përgatitur supra të ndryshme.