Adoleshenca dhe shoqëria
Kontribuar nga:
Zyhra Bedalli , Master në Analizë të Politikave Sociale\Punonjëse Sociale   

“… adoleshenca është shkalla e fundit para pjekurisë, dhe mundësia e fundit për të korrigjuar sjellje të
gabuara për kompletimin e personalitetit… ”

Ç’farë është adoleshenca?
Adoleshenca nuk është thjesht një  periudhë  ndryshimi midis fëmijërisë dhe pjekurisë, por përbën një
fazë të veçantë zhvillimi me veçori të veçanta, e cila fillon me ndryshimet biologjike (hormonale) dhe
përfundon me kompletimin psikologjik të individit. Gjatë periudhës së adoleshencës, mbizotëron një
nervozizëm dhe liri, që shpesh herë nga prindërit dhe të afërmit konsiderohen si të pajustifikueshme.
Periudha e adoleshencës, përbën pjesën më të rëndësishme në  jetën e një individi. Ajo gërshetohet
nga ndjenja dhe sjellje të ndryshme. Adoleshencën e jetojmë veç njëherë, akoma dhe disa sjellje
“negative”, na bëhen mësim për jetën e mevonshme.

Ç'duhet të dime për adoleshencën?
Adoleshentë llogariten fëmijët të moshës nga 12-21 vjet. Në këtë periudhë, ata kalojnë nëpër shumë
ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janë të dhimbshme dhe ndikojnë duke shkaktuar
huti te fëmijët dhe te prindërit. Shumica e fëmijëve gjatë kësaj periudhe do ta kalojnë pubertetin. Gjatë
pubertetit, trupi i fëmijës rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar në një trup burri / gruaje të moshuar.
Fëmijët nuk e kanë dhe krejt të qartë dhe jo njësoj “shqetësohen” se ç'mendojnë të tjerët për ta. Në
atë moshë, numër i madh i fëmijëve mendojnë se nuk mund të lëndohen. Ata janë të bindur se çfardo
që të bëjnë, asgjë e keqe nuk mund t'u ndodh.

Ndryshime në sjelle që ndodhin në këtë kohë:
-        Adoleshenca është koha kur fëmijët fillojnë të vendosin vetë. Ata e hulumtojnë pavarësinë e tyre.
Fillon procesi i ndarjes nga prindërit.
-        Ata duan që të rrinë vetëm në dhomën e tyre (kërkojnë intimitet).
-        Duan të eksperimentojnë me atë që është trend (modë).
-        Duan të provojnë ide të reja dhe përpiqen me aktivitete të reja.
-        Shokët e tyre përbëjnë pjesë të rëndësishme në jetën e tyre dhe kanë ndikim të madh në
vendimet e tyre. Në këtë moshë fillon dhe tërheqja ndaj seksit tjetër.
Çfarë kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentëve?
Fëmija gjithmonë kërkon shumë liri dhe pavarësi. Duhet besuar dhe lejuar  që fëmija të sjellë vendime
të veta individuale. Megjithatë, disa sjellje të caktuara, nuk janë në rregull asnjëherë, për cilëndo fëmijë,
i cilësdo moshë. Fëmija nuk duhet e nuk mund të bëjë zgjedhje për gjëra që i rrezikojnë shëndetin,
sigurinë dhe ardhmërinë e tij. Ja disa raste të tilla:
•        Nuk është i pranueshëm përdorimi i drogës dhe i duhanit, ato mund ta kërcënojnë shëndetin e
fëmijës.
•        Nuk është e pranueshme të ngase makinën me shokë kur është i dehur, me këtë kërcënohet
siguria e jetës së tyre.
•        Është e domosdoshme dhe e detyrueshme që fëmija të shkojë në shkollë. Shkolla e përgatit që
të vazhdojë më tutje në jetë, të punojë dhe të fitojë për jetë.
•        Për disa gjëra mund të bëhet kompromis (së bashku merreni vesh ç'është e drejtë dhe çfarë nuk
është e drejtë) p.sh. a do t'i ngjyrosë flokët ose a do ta rregullojë shtratin.

Si të ballafaqoheni me konfliktet?
Konfliktet lindin si pasojë e një mosmarrëvesheje apo dhe të një moskuptimi midis dy apo me shume
personave. Në rastin tonë, konflikti lind midis adoleshentëve, të rinjve dhe të rrituve si dhe midis vetë
bashkëmoshatarëve Në këto raste duhet që të rriturit të tregojnë interes për atë ç'ndodh të jenë goxha
të vemendshëm e të komunikojnë me të rriturit, me prindërit apo me edukatorët e tyre. Nuk duhet që
të ndodhë konflikti e pastaj të diskutohet për të. Duhen bërë tolerime, që dia gjera qofshin edhe të imta
duhen lejuar që të ndodhin siç duan të rinjtë. Të dy palët, të rriturit dhe të rinjtë, duhet të rujanë
energjitë e tyre për gjëra më të rëndësishme. Në këto raste duhet të përdoren fjalë lavdëruese për
kryerjen e detyrave e për më tepër inkurajuese.

Ç'qëndrim duhet të mbajnë adoleshentët ndaj prindërve?
Në situata të vështira, në situata të rritjes, qëndrimi i prinderve ndaj fëmijëve adoleshentë është pak i
ekzagjiruar. Shpesh prindërit mundohen t’i mbrojnë fëmijët me menyrë të gabuar duke mos i lejuar të
kenë lirinë e duhur, të mos argëtohen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre në mbarë botën. Në qoftë se
flasim për mentalitetin shqiptar, ai nuk e ka lejuar psikologjine e daljes jashtë “kornizave të tabusë”, për
të mirëkuptuar kuptimin e mirëfilltë të fjalës “adoleshence”. Për ne shqiptarët adoleshenca është një
periudhë e zakonshme…madje për ndryshimet në sjelljen e fëmijëve të tyre, që shpesh fajsojnë
shokët/shoqet me të cilët shoqërohen. Sa herë na ka ndodhur të gjithëve të na thonë prinderit: mos u
shoqëro me x shok/shoqe, se do të influencojë negativisht në jetën tënde?! Nga ana tjeter, sigurisht që
adoleshentët duhet të kenë një kontroll brenda normave të caktuara, duke mos i lejuar të bien
“viktima” të realitetit që jetojmë. Ekzistojnë rrjete të ndryshme individësh me qëllime të këqija ndaj
këtyre grupmoshave, të cilët presin nga çasti në çast t’i “peshkojnë”. Rrugët e errëta në të cilat mund t’i
drejtojnë janë nga më të ndryshmet, lëndët narkotike, trafikimi etj.

Cilat tema duhet t'ë diskutojmë  prinderit me fëmijët e tyre?
Interesante dhe e domosdoshme është që prindërit të diskutojnë me fëmijët e tyre apo fëmijë  të marrin
nga prindërit e tyre informacione të tilla si: informacion për përdorimimin e drogës, alkoolit, duhanit,
seksit dhe problemeve të modës. Duhet të bëhen të pranishme tema të tilla të aktualitetit në ditët e
sotme por dhe rrezikshmerinë që ato paraqesin siç  janë:  
•        Pirset dhe tatuazhet. Sot fëmijët vendosin pirse në vende të ndryshme siç janë veshët, hunda,
kërthiza, gjuha, qellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose në
mjekër. Tatuazhi gjithashtu është dukuri e shpeshtëqë fëmija të marrë informacionin e duhur e duhet
dhënë kohë  fëmijës që të mendojë vetë, a do vërtetë pirs apo tatuazh. Rreziqet duhen bërë prezente.  
Gjatë vetë aplikimit të tatuazhit apo vendosjes së pirseve, mund të ndodhë infektim siç është hepatitis
ose HIV, e pastaj vendi mund të infektohet lehtë me bakterie. Mirë është që të bisedohet me shokë që
kanë pirs apo tatuazhë. Cilat janë anët e mira dhe të këqija; Nëse sërish vendos që ta bëjë, duhet të
sigurohemi për një vend të sigurtë e për më tepër për kushte të mira.  
•        Seks i sigurtë. Është normale që adoleshentët të ndiejnë tërheqje seksuale. Informacionet
elementare për këto mardhënie merren në shkollë por edhe mediat nuk janë të pakta në këtë drejtim.
Mirë është që të rriturit të udhëzojnë rreth rreziqeve që parashtrohen nga aktiviteti seksual të tilla që
kanë të bëjnë me shtatzaninë apo sëmundje sexsualisht të trasnmetueshme. Trupi mund të jetë i
përgatitur për këtë stad por nuk është emocionalisht i përgatitur.  
•        Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla të qarta. I tregoni se çdo të ndodh nëse këto
rregulla thyhen. Duhet te flitet për rreziqet nga duhani dhe nga përdorimi i alkoolit. Fëmija juaj nuk
duhet të pijë asnjëherë kur nget makinen.

A kanë të njëjtin reagim të gjithë adoleshentët?
-        prania e një modeli si të prindërve apo personave të shquar publike, luan një rol të rëndësishëm,
në kompletimin e sjelljes psikologjike të fëmijës. Fëmija është “thithës” sjelljesh, shprehjesh dhe i çdo
lëvizjeje që kryhet kryesisht brenda familjes.
-        Në disa raste filma të ndryshme, apo sjellje devijante ndikojnë në sjelljet e ardhshme të
adoleshentëve, në stadet e formimit të familjes nga ana e tyre.
-        Ngrohtësia familjare, prindërore por dhe e sjelljes së shoqërise ndaj tyre luan një rol të
rëndësishëm në edukimin e një adoleshenti.
Të rinjtë duhet tu tregojnë prindërve të tyre materiale të ndryshme që flasin për moshën e
adoleshencës, proçeset e ndryshme biologjike, psikologjike por dhe prirjet sociale të moshës. Në çdo
rast këto sjellje janë të mirë ilustruara edhe me shembuj e këshilla të cilat kushdo mund ti ketë parasysh
në sjelljet me fëmijët e tyre.
Adoleshentët duhet të jenë edhe më të hapur e ti kuptojnë  sjelljet e prindërve të tyre, ti pranojnë ato e
të mundohen të përballen me këto qendrime, ti kalojnë sa më qetë e më pak probleme situatat
konkrete.
Në  çdo rast adoleshentët duhet të drejtohen për ndihmë në :
- mësuesit e tyre
- personeli psiko-social në shkolla
- të afërmit nga ku mund të marrin ndonjë këshillë
- mjeku i familjes
Jeta në Fokus