Shkathtësitë që duhet të zotërohen nga fëmijët 3 - 6 muaj janë:

•      
  Buzëqesh
•        Dallon midis ngjyrave të forta, luan me duart dhe këmbët e tij
•        Kthen kokën nga vijnë tingujt apo zërat, imiton tinguj, rrotullohet në të dy drejtimet
•        Qesh
•        Mund të mbajë peshën në këmbë, mund të qëndrojë në këmbë, kuis kur ju i flisni atij

Zhvillimi i Fëmijëve 4 Muajsh

Në këtë faze të moshës së fëmijës, fëmija mund të fillojë të luajë me duart dhe këmbët e veta për disa
minuta. Fëmija ka shumë qejf të beje një veprim here pas here, ta përsërisë atë me kënaqësi, deri sa të
sigurohet për rezultatin.  Pastaj fëmija ndryshon diçka dhe pret të shikojë në se rezultati do të
ndryshojë. Gjithashtu do të vini re që fëmija ka kënaqësi të luaj qetësisht në krevetin e vet.
Studjuesit besojnë që në moshën 4-muajsh fëmija mund të kuptojë pothuajse të gjithë tingujt bazë, që
formojnë gjuhën amtare. Ndërmjet 4 deri 6 muaj, tek fëmija do të zhvillohet aftësia e të prodhuarit të
disa tingujve, që do të thotë se ju do të filloni të dëgjoni fjalët si p.sh. ‘mama’ dhe ‘baba’ në kuptimin e
tyre të vërtetë. Ju mund t’i inkurajoni përpjekjet e fëmijës për të komunkuar duke imituar shprehjet e
fytyrës dhe tingujt. Thuaj ‘ba’ dhe fëmija mund  të mundohet ta thotë atë përsëri. Megjithëse të qarit
është forma më e fortë e komunikimit të fëmijës, fëmija në këtë të fillojë të qeshë me të madhe kur ju
luani me të si p.sh. kukafsheti ose thoni: “Ku është mami?” dhe përgjigjeni “Ta” “Op la la”, etj. Tregoni
kujdes që e qeshura ose e folura juaj most ë jetë me shumë zë të lartë në mënyrë që të mos e trembi
ose trondisi fëmijën.
Reagimi  pozitiv i juaji kur fëmija mundohet të thotë diçka do ta ndihmojë fëmijën të kuptojë rëndësinë
e gjuhës së folur dhe të kuptojë më mire lidhjet shkak-pasojë. Kjo gjë është me shumë rëndësi ne
zhvillimin e kofidencës dhe sigurisë tek fëmija. Gjithashtu, fëmija do të fillojë të kuptojë që i foluri do të
sjelli ndryshime rreth botës që e rrethon.
Inkurajoni të qeshurin dhe buzëqeshjet e fëmijës tuaj me fytyra të qeshura dhe bëni shumë
‘budallallëqe’ që shkaktojnë të qeshura të shumta si p.sh. kërceni pupthi dhe thoni “hop hop si top”
dhe rrëzohuni me vetëdashje në tokë.  Fëmijët kënaqen kur dëgjojnë shumë tinguj dhe nuk kanë
nevojë shumë për lodra të veçanta apo instrumenta që i krijojnë këta tinguj apo zhurma. Për të
stimuluar këtë aspekt të zhvillimit  fërshëlle, ose bëj zhurma kafshësh.
Gjithashtu, kjo është mosha më e përshtatshme për të vënë dhe ndjekur një rutinë e menduar mire për
përgatitjen e fëmijës për gjumë, ku duhet të përfshijmë një banjë para gjumit, apo një përrallë para se
fëmijën ta zërë gjumi.
Leximi i librave që në këtë moshë janë të domosdoshëm në zhvillimin e gjuhës së
folur.. Mos harroni ta filloni rutinën çdo natë në të njëjtën kohë.

Zhvillimi i Fëmijëve 5 Muajsh

Fëmija 5-muajshe nuk mund t’i shprehë emocionet e veta ashtu siç mund të bëni ju. Megjithëatë ai
qartazi ju lë të kuptoni në se është i lumtur ose jo.  Aftësia e fëmijës tuaj për të demonstruar ndjenjat e
tij është në zhvillim e sipër. Në këtë moshë, rreth gjysma e fëmijëve belbëzojnë, përsërisin një rrokje, si
p.sh. ba, ma, ga, ose kombinime të tjera bashkëtingëllore dhe zanore. Gjithë këto fëmija i përsërit herë
pas here. Disa fëmijë madje shtojnë edhe ndonjë rrokje ose dy, duke i bërë tingujt e tyre më kompleks.
Ju duhet ta inkurajoni fëmijën tuaj duke belbëzuar si ai dhe duke bërë lojra të ndryshme (“delja bën
‘be’, ose ‘dhia bën ‘me’). Edhe kur dëgjoni ndonjë tingull që nuk e kuptoni është mirë t’i përgjigjeni
me entuziazëm me ë njëjtin tingull, “Po ajo është kukulla!. Kukulla është e bukur? Fustani kukëllës
është i kuq” etj. Fëmija juaj do ta vlerësojë shumë përpjekjen tënde për ta mbajtur gjallë bisedën.
Ndërkohë që fëmija juaj po rritet, ai mund të fillojë të qajë kur ju largoheni nga dhoma, dhe gëzohet
apo emocionohet kur ju ktheheni përsëri në dhomë. Ai mund t’i ngrejë duart lart kur do që ta marrin
në krahë, si edhe të përkëdhel në shpinë kur do diçka.
Në këtë periudhë fëmija juaj fillon shenjat e para të një nga aspektet më kryesore të zhvillimit
emocional, atë të ankthit të të panjohurit. Ai mund të ngjitet shumë pas teje dhe shpreh shumë ankth
kur sheh njerëz të rinj (madje edhe të njohur) dhe mund të fillojë të qajë në se papritur një i huaj i
afrohet atij. Kur jeni të rrethuar nga njerëz që fëmija nuk i njeh, mos u shqetësoni në se ai/ajo fillon të
qajë kur dikush e merr në krahë. Mjafton ta marrësh përsëri në krahët e tu dhe fëmija do të qetësohet.
Mundohu ta qetësosh duke e fërkuar në krahët e tu. Afrohuni personave të tjerë ngadalë dhe me
lëvizje të qeta e të ngrohta, dashamirëse.
Ankthin ndaj të huajve nuk do të thotë që ju duhet të shmangni njohjet me njerëz të rinj, të panjohur.
Fëmija juaj do të përfitojë shumë në se rrethohet edhe me njerëz të tjerë përveç teje dhe
bashkëshortit. Fëmija ka nevojë për durimin dhe mirëkuptimin tënd që ta kapëcejë këtë faze kaq të
rëndësishme të zhvillimit të tij.
Tashmë fëmija juaj shikon dhe dëgjon botën që e rrethon, pothuajse ashtu si ju. Aftësitë komunikuese
të fëmijës po shtohen me shpejtësi, të cilat dëshmohen nga çjerrjet, britmat, mërmëritjet dhe
ndryshimet në zë. Tingujt e tij mund të demonstrojnë qëndrimin e fëmijës ose reagimin e tij ndaj
objekteve – si p.sh. lumturinë, inatin, mërzitjen, etj.
Fëmija tani dallon objekte shumë të vogla dhe i ndjek ato kur lëvizin. Në këtë faze, fëmija është në
gjendje të dallojë një objekt edhe kur sheh vetëm një pjesë të tij, si p.sh. lodrën e tij të preferuar kur
duket paksa (pjeserisht) nga batanija. Tani mund të filloni lojën kukamshefti, që së shpejti ju do të luani
shpesh me fëmijën tuaj në muajt pasardhës. Ju gjithashtu mund të vini re që fëmija do të zgjatet për të
marrë një lodër apo objekt tjetër mbi tavolinë, në se ti e mban afër tavolinës, dhe sapo ta marrë një, ai
sulet për të kapur të dytin.

Zhvillimi i Fëmijëve 6 Muajsh

Fëmija juaj tashmë e ka kuptuar, që sjellja e tij, si e mirë apo e keqe, tërheq vëmëndjen tënde. Duke
filluar nga kjo moshë, dhe për vitet që vijnë, fëmija do të bëjë ç’është e mundur që të tërheqë t’ju
tërheqi vëmëndjen. Mos harro t’i japësh fëmijës komente pozitive kur ai sillet mirë. Kjo është një
mënyrë shumë e mire të fillosh ta mësosh fëmijën çfare veprimesh janë të gabuara dhe çfarë janë të
pranueshme.
Fëmija juaj tani mund të favorizojë të përdori më shumë një dorë për pak kohë dhe menjëherë e
ndërron me dorën tjetër. Ju nuk mund ta dalloni realisht në se fëmija është mëngjërash apo jo, deri sa
fëmija të bëhet 2 – 3 vjeç.
Mos u mundoni të influenconi preferencat e përdorimit të dorës tek fëmija (ajo është paravendosur
para lindjes). Duke e detyruar fëmijën të përdorë një dorë kur ai është i prirur të përdorë tjetrën, mund
ta ngatërrojë fëmijën dhe ta çojë drejt problemeve të
kordinimit dorë-sy, dhe probleme në proçesin e
të shkruarit.
Fëmija juaj përdor të gjitha shqisat qe të eksplorojë dhe të mësojë botën që e rrethon. Sigurohu që
fëmija të ketë rreth vetes për të prekur objekte të sigurta, që mund t’i fusë në gojë dhe të luaj me to.
Atij do t’i pëlqejë shumë të shtypë e të shtrëngojë një top llastiku, të kafshojë lodra, të dëgjoj zhurmën
e rrakave, etj.
Fëmija juaj gjithashtu në këtë faze tregon interes për lodrat. Mënyrat e eksplorimit të lodrave është
duke i përplasur e hedhur. Ndërsa fëmija eksploron, tregoni kujdes ndaj kopsat, monedhat metalike,
pineskat, gjilpërat me kokë, karficat, tullumbacët, guriçkat dhe material të ndryshme që mund ta
mbysin fëmijën.
Në këtë moshë fëmijët fillojnë të përqëndrohen drejt lodrave prej pellushi. Ngadonjëherë një nga këto
lodra mund të bëhet lodra me e preferuar dhe t’ju shoqërojë kudo. Kjo është një shenjë që fëmija juaj
po fllon të shfaqë shenja pavarësie dhe po meson të ndahet nga ty dhe ta ndjejë veten të pavarur.
Lodra të tjera të mira për të luajtur janë topat, lodrat që hidhen (kërcejnë) dhe kukullat e mëdha.
Një mënyrë për të dalluar në se fëmija yt ka një apo dy lodra të preferuara që luan vazhdimisht,
provojeni t’ia hiqni ato. Ai menjëherë do të fillojë të protestojë me zë të lartë sapo ju t’ia hiqni njërën
nga ato. Në se fëmija juaj insiston, këmbëngul të flerë me një lodër të preferuar, sigurohu që ajo të jetë
e vogël – mbasi fëmija juaj mund ta përdorë një lodër më të madhe si shkallë për të kapërcyer krevatin
ose lodra e madhe mund ta pengojë të marrë frymë në se ndodhet shumë afër fytyrës së fëmijës.
Fëmija juaj tashmë mund ta mbajë peshën e vet në të dyja këmbët. Atij i pëlqen të hidhet pupthi
përpjetë. Kjo gjë e ndihmon atë për të forcuar muskujt që të ecë më vonë më lehtësisht. Mbajeni
fëmijën nën krahë nga sqetullat dhe ndihmojeni të qëndrojë drejt në këmbë, në dysheme ose në
prehërin tuaj dhe ndihmojeni të hidhet, të kërcejë. Ju mund ta ndihmoni fëmijën duke e ngritur nga toka
apo dyshemeja, ose nga prehëri dhe sapo fëmija të fillojë të hidhet nuk e mban dot më njeri. Së shpejti
këto kërcime e hedhje do të shoqërohen me të qeshura.
Një aspekt i rëndësishë i zhvillimit është aftësia e rrotullimit të trupit. Muskujt e qafës dhe të krahëve
janë aq të fortë sa e lejojnë atë të praktikojë rrokullisjen në një anënëse. Fëmija juaj mund ta përdorë
rrokullisjen si mjet transporti për pak kohë, ose ai mund ta shmangë atë dhe të kalojë drejt e në
pozicionin ulur ose të zvarritet. Mos u shqetësoni nëse fëmija zvarritet para se të rrotullohet, mjafton që
fëmija vazhdon të fitojë shkathtësi të reja dhe tregon interes për mjedisin që e rrethon. Mos e lër
fëmijën asnjë moment vetëm mbi krevat ose në vëndet e larta pasi aim und të praktikojë rrotullimin.
Ndërkohë fëmija juaj zhvillon
aftësitë motorike muskujt vegjël të trupit . Muskujt e vegjel të trupit
përfshijnë lëvizjet e vogla e precize të gishtit të madh, të gishtërinjve të dorës, të dorës si edhe të
kyçeve të dorës. Këto lëvizje bëhen për veprime të tilla si p.sh. marrja apo kapja e sendeve duke
përdorur vetëm gishtin e madh dhe gishtin tregues, transferimin me lehtësi të sendeve nga njëra dorë
tek tjetra.
Zhvillimi i
aftësive motorike tëmuskujve të mëdhej të trupit përdoren më shumë për aktivitete të tilla si
zvarritje, ecje këmba-dorës, të cilat kërkojnë përdorimin e muskujve më të mëdhenj si ato të krahëve,
këmbëve (kofshëve) apo pjesës së poshtme të këmbëve, ose kërkojnë përdorimin e muskujve të të
gjithë trupit. Me qëllim që të inkurajosh zhvillimin e këtyre muskujve tek fëmija, vendosni një lodër larg
fëmijës jashtë mundësisë për ta kapur, dhe vini re se si fëmija do të mundohet ta arrijë e ta kapë
lodrën. Në se fëmija qan se nuk mund ta arrijë lodrën, inkurajoje, nxite, jepi kurajo por jo lodrën.
Fëmija thjesht po përpiqet të nxjerrë inatin dhe frikën dhe do të ketë më shumë besim në vetvete në se
ju nuk do t’ia bëni gjithshka të lehtë për t’u arritur.
Mbas disa përpjekjesh, fëmija do të jetë në gjendje të përkulet përpara, të tërhiqet dhe ta kapë e
rrëmbejë lodrën, dhe pastaj ta drejtojë trupin përsëri. Jo shumë vonë fëmija do të fillojë të tundet
poshtë e lart, para e mbrapa, me duar e këmbë ose ndoshta edhe duke u barkazi, ose here pas here
duke u rrokullisur nëpër dhomë. Ndihmojeni fëmijën të rrokulliset, të lëvizë nëpër dhomë me lehtësi
duke e veshur me rroba të përshtatshme, të lira, të bollshme e të rehatshme.
Leximi ose vështrimi i librave sëbashku do ta ndihmoni fëmijën mësoj njohuritë rreth gjuhës së folur
dhe ta përgatis atë për ta dashur librin për një kohë të gjatë. Nuk ka rëndësi se çfarë libri zgjidhni.
Librat me kapak kartoni, me ngjyra dhe të fortë (faqe kartoni), si edhe librat që kanë figura të
lëvizshme dhe ilustrime të ndryshme janë shumë të përhapura tani dhe pëlqehen shumë nga fëmijët. Në
këtë moshë fëmija juaj nuk do të ketë mundësi ose interes për të hapur librin, madje as ta shfletojë atë
deri sa të jetë 9 – 12 muaj. Shumicën e rasteve nuk do ketë as  durimin të rrijë ulur i qetë ndër kohë
që ju i lexoni, por mos u dorëzoni. Pavarësisht se çfarë moshe ka fëmija juaj, leximi krijon mundëi të
mëdha për ta mbajtur në krah, për ta përkëdhelur, për ta bërë të shoqërueshëm dhe mbi të gjtha të
zhvilloj të folurin.
Jeta në Fokus